Meta: Referendume si zviceranët

Postuar në 30 Tetor, 2020 12:18

Presidenti Meta mbështet idenë e referendumeve, sa herë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës. Në tryezën me temë "Nisma Kombëtare për Referendumin", Meta tha se 22 vjet pas referendumit të fundit që është mbajtur në Shqipëri, nuk mund t’u besohet më politikanëve kur është fjala për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit.

Asgjë e mirë, e sigurt e qëndrueshme afatgjatë evropiane nuk do ndodhë në Shqipëri pa u miratuar ligji për referendum. Kushtetuta s’mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm. Por çdo ndryshim, duhet bërë një referendum. Nuk besoj se sot pas 22 vitesh kemi më arsye t’i besojmë çdo politikani, përfshirë dhe presidentit aktual”, tha Meta.

Në Zvicër nuk lodhen kurrë së bëri referendume”, tha Meta, ndërsa solli në kujtesë dy referendumet: në vitin 1994 dhe në vitin 1998.

Referendumi i ‘94, shumë i qartë, kundër një kushtetute që instalonte autokracinë në vend. Populli e perceptoi dhe mënyra si u bë në mënyrë të njëanshme, u rrëzua me shumicë bindëse. Kalojmë në ‘98, nuk ishte një referendum i dhunshëm. Kushtetua e ‘98-s ka qenë e shkëlqyer, demokratike. Përmbajtja e Kushtetutës ishte aq e mirë sa vetë PD më pas u detyrua ta pranojë. Ishte Kushtetutë shumë demokratike sepse u bë me një proces gjithëpërfshirës. Në krye të komitetit u vu Sabri Godo. U përfshinë ekspertët më të mirë të vendit. U gjykua që për të qenë një kushtetutë sa më solide, kaloi në referendum. Ne vuajmë sot ndërhyrjet e 2008-s. Aty nisi zhvidhosja e sistemit të kontrollit dhe balancës, që nga Parlamenti me deputetë të emëruar”, tha Meta.  

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Nje referendum ku emrat d politikaneve hajdute, kriminele dhe te korruptuar te jene ne nje liste duhet patjeter. Dhe, kete liste duhet t'a kryesonin Likja dhe Mona.
A do te ishte dakort ky palaco dhe i pacipe njeri qe me babezine e tij ka rrenuar nje shtet te tere, ka shkaterruar fusha e male, ka rjepur dhe xhveshur relievin me lendina te ketij vendi, a ka fytyre ky pis qe na poston foto te lumenjve te Shqiperise kur vete ky i babezitur ka thare dhe shkaterruar nje mal te tere?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.