Tezë e re: Kush prish pazarin e këtyre të dyve, destabilizon Shqipërinë

Postuar në 29 Tetor, 2020 22:14

Damian Gjiknuri, i mirënjohuri i politikës së votave, ka deklaruar sot në një intervistë televizive se:

Kërkesa në Venecia nga presidenti, e qëllimshme dhe e rrezikshme, mund të destabilizojë vendin. E gjitha është politike, aktorët politikë lëvizin sipas interesave të veta politike

Si vallë një procedurë kaq e konsumuar, destabilizon vendin? Dhe nga ky destabilizim na shpëtoi stabiliteti i Damianit dhe Edit!!!

Në krahun tjetër, ose më saktë në anën tjetër të skenës, kemi një lloj tjetër destabilizimi: Aty situatën po e destabilizojnë partitë e reja, apo edhe ideja e partive të reja. Jozefina Topalli ka shqetësuar shumëkënd nga PD-ja ku mendohet se krijimi i partive është zarar për Shqipërinë, e cila mesa duket në mendjen e disa është taksur për Lulin, njësoj si damianët mendojnë se është taksur për Edin.

Mirëpo si destabilizohet një vend që ka marrë udhët dhe as funksionon dhe as jeton, por gjallon? Këtë mund ta dijë Damian Gjiknuri, damianllëku i të dy krahëve, etalon i mencurisë së tranziconit, të cilin duhet ta dëgjosh përherë për realizimin që e karakterizon.

Comments

Submitted by Opinion (not verified) on

Ironia e shkrimit nuk ka lidhje me situaten aktuale te opozites. Rasti konkret: Partia e Xhozit eshte fenomen tipik per destabilizimin e Opozites. U majm “duke ngrene e duke pire” ne PD dhe tani i beri dhurate nje parti se ka hatermbetje.

Submitted by redaksia on

Qe te destabilizohet opozita duhet qe znj. Topalli te marre vota. Dhe po mori vota do te thote se PD me te vetet nuk i perfaqeson nje pjese te mire te te pakenaqurve. Pse duhet te shqetesohemi atehere kur duhet te gezohemi? Sigurisht znj. Topalli duhet te shprehet per koalicionet qe te kuptojme dicka me shume. PD e sotme eshte si Agushi qe duhet te hante gjize te behej esell. 

Submitted by Opinion (not verified) on

Po. Eshte e vertete qe Opozita nuk perfaqeson nje pjese te mire te njerezve. Por ti vesh shkopinjte nen rrote qe te majmet Rama, Ahmetaj, Gjiknuri me kompani edhe kjo nuk eshte normale. Per me teper kur e ben Xhozi. Po ta bente Bojaxhiu do kishte shume me shume kuptim. Dyshimi qe Rama paguan Xhozin ngelet shume i madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.