Serwer: Marrëveshja e Uashingtonit, lëng groshe. Vuçiç nuk do ta njohë Kosovën

Postuar në 29 Tetor, 2020 14:36

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Daniel Serwer, profesor në Universitetin “John Hopkins” ka deklaruar në një intervistë për gaetën serbe, “Vreme” se Aleksander Vuçiç nuk do ta njohë Kosovën. Madje sipas tij:

Ka më shumë gjasë që Serbia të ketë një president tjetër përpara se të njohë Kosovën

Ai ka vlerëuar se politika në Serbia është e qartë sa i përket faktit se Kosova tashmë është e shkëputur dhe e pavarur dhe se njohja e saj është kusht për anëtarësimin në BE. Serwer ka kritikuar edhe marrëveshjen e Uashingtonit.

Mendoj se është e gjitha një supë e hollë. Nëse do normalizim të vërtetë duhet të shtosh shumë mish. Marrëveshja do të jetë e vlefshme veçse mbi letrën në të cilën është shkruar, nëse zbatimi i saj nuk shoqërohet me mbështetje shumë të madhe

është shprehur Serwer.

Sipas tij megjithatë, marrëveshja fuqizon bashkëpunimin ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës në kuadër të së cilës do të duhej edhe heqja e barrierave doganore duke e pranuar atë si një shtet në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, pavarësisht nëse Serbia e njeh apo jo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.