Komentet e Macron-it për Islamin, bota arabe nis bojkotin e produkteve franceze

Postuar në 26 Tetor, 2020 10:17

Produktet franceze po bojkotohen në vendet arabe pas komenteve që presidenti Emanuel Macron bëri për islamin pak ditë më parë. Disa shoqata tregtare arabe kanë njoftuar se do t’i bojkotojnë produktet franceze për shkak të deklaratës së kreut të Elizesë, i cili para disa ditësh u zotua të luftojë "separatizmin islamik", që sipas tij po kërcënon të marrë kontrollin në disa komunitete myslimane në Francë. Macron e përshkroi islamin si një fe "në krizë" në të gjithë botën dhe tha se qeveria do të paraqesë në dhjetor një projekt-ligj, me të cilin forcohet ligjit i vitit 1905, që ndau zyrtarisht kishën dhe shtetin në Francë. Macron mbështeti hapur karikaturat e profetit Muhamed, të botuara përgjatë viteve të fundit nga disa media. Ndërsa reagimi i parë pas këtyre komenteve erdhi në rrjetet sociale, ku nisi një fushatë për bojkotimin e produkteve franceze nga supermarketet në Arabi dhe Turqi.

Hashtagu #BoycottFrenchProducts po qarkullon në rrjetet sociale në Kuvajt, Katar, Palestinë, Egjipt, Algjeri, Jornadi, Arabi Saudite dhe Turqi.

Në disa prej këtyre vendeve, kompanitë kanë njoftuar bojkotin e produkteve dhe kanë nisur përpjekjet për t’i zëvendësuar me produkte alternative.

Al Meera Consumer Goods Company, një kompani aksionare në Katar, njoftoi në Tuiter: "Ne i kemi hequr menjëherë produktet franceze nga raftet tona deri në një njoftim tjetër."

Universiteti i Katarit gjithashtu iu bashkua fushatës. Administrata e tij ka shtyrë Javën Kulturore Franceze, një event i përvitshëm, për shkak të "abuzimit të qëllimshëm me islamin dhe simbolet e tij".

Reagimi ka ardhur edhe në nivele më të larta. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Kuvajtit paralajmëroi kundër mbështetjes së abuzimeve dhe politikave diskriminuese që e lidhin islamin me terrorizmin, duke thënë se një qasje e tillë "përfaqëson falsifikimin e realitetit, fyen mësimet e islamit dhe ndjenjat e myslimanëve në të gjithë botën".

Të premten, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dënoi atë që e cilësoi sulm të vazhdueshëm të Francës kundër myslimanëve përmes fyerjes së simboleve fetare.

Sekretariati i organizatës me bazë në Jeddah tha në një deklaratë se është i befasuar nga retorika zyrtare politike e lëshuar nga disa zyrtarë francezë që ofendojnë marrëdhëniet franko-islamike dhe nxitin urrejtjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.