Ndotja e Fjalës së Lirë

Postuar në 25 Tetor, 2020 10:37

Sot në disa media të opozitës është qarkulluar një koment I drejtorit të kabinetit të Kryeministrit Endri Fuga që del në skenë sa herë mendon se pala tjetër ka rënë në kurth dhe çdo koment nuk gjeneron më replika. Shkruan Fuga në tuiter i cituar prej këtyre mediave:

Tani ne jetojmë në një vend të vogël, ku shumë gjëra jo vetëm merren vesh, por edhe ndonjëherë bëhesh dëshmitar i tyre. Zoti Fuga nuk duket se është në pozitën e dikujt që mund të flasë për lirinë e shtypit përderisa në atë detyrë qëkurse z. Rama ishte në opozitë ka aplikuar një qasje klienteliste dhe ka lobuar jo rrallë për të korrigjuar me lupën e partisë shtrëngatat e fjalës së lirë. Edhe pse formalisht, ai e bashkë me të edhe soji i riilindasve e kanë në majë të gjuhës alibinë se ankesa e tyre ka të bëjë me kërkesë për gazetari etike.  Edhe në këtë rast Fuga po mbron integritetin e një "investigimi" dhe jo Fjalën e Lirë që me akuzat e ardhura nga një e-mail besnikërie ndaj Partisë, mund të rezultojë se nuk adresohet tek Tags-i FJALË e LIRË. 

Kjo qeveri nuk përfaqëson përvojën më të mirë të medias në aspektin e lirisë së shtypit dhe këtu nuk është fjala për polemikat e stisura të kryeministrit me gazetarë të ndryshëm. Fjala është për atë rrjet shpërndarjeje informacioni që i shërben qeverisë në çdo gjë dhe sipas versionit të saj. E shohim përditë këtë gjë, për shumë debate, për riciklimin e skandaleve të së shkuarës etj., gjithë një teknikë e dalë boje që mban erë që larg.

Por ka edhe raste të freskëta. Në Shqipëri ka një nismë për krijimin e jë grupi për etikën e në media, ose mediat etike, grupim që synon të vërë në zbatim parimet e vetërregullimit, përkundrejt kulturës së sanksioneve që ndjek ligji anti-shpifje. Dy prej këtyre mediave firmosën pjesëmarrjen në këtë grupim, por mandej u  tërhoqën, ndërkohë që një e tretë që luan rolin e fshesës së qeverisë, sulmon herë pas here në mbrojtje të ligjit.

Dikush mund t’i gjejë këto si sjellje që nuk lidhen me ndonjë kërkesë të pushtetit. Por e vërteta nuk është ashtu dhe ai që do të kuptojë e kupton se kush është korrieri. Dhe përse bëhet kjo gjë nga një pushtet që ka angazhuar njerëz për propagandën, madje sipas disa burimeve me financime private. Diçka që meriton një hetim.

Ajo që nuk arrihet të kuptohet është fakti se në momentin që një kryeministër kërkon të vetëlavdërohet si autori i gjendjes së lirisë së medias në vend, ai sapo ka pranuar se ka në dorë edhe zhbërjen e saj. Mirëpo kush tha që kjo liri po kërkohet si dhuratë nga z. Rama? Dhe kush tha që kjo quhet liri? E vërtetë që Ilir Meta nuk e respekton fjalën e lirë, jo pse ka ndonjë ambicie apo program antidemokratik, por sepse ai është gabim në atë detyrë dhe sepse ka provuar se reagon me instinkte. Por z. Rama dhe Fuga i tij NUK E DUAN  fjalën e lirë, ndaj edhe veprojnë pas kuintave me lloj lloj mekanimzash.Të mendosh se ky njeri mban presidencën e OSBE-së!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.