Meta kthen ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Bien ndesh me Kushtetutën

Postuar në 23 Tetor, 2020 14:01

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kreu i shtetit i cilëson ato të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe parimet demokratike.

Sipas Metës, ndryshimet e rregullave zgjedhore “cenojnë parimet demokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Në argumentin që shoqëron dekretin thuhet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk realizojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor përmes listave tërësisht të hapura siç u premtua.

Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor krijojnë një pozitë të pabarabartë, diskriminuese, duke rëndë ndesh si me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut; – Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor, për shkak të pozitave diskriminuese që ato përmbajnë krijojnë një terren shumë polarizues në vend. Kjo pozitë rëndohet edhe më shumë para faktit që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çdo kundërshtim i këtyre dispozitave lidhur me antikushtetutshmërinë e tyre nuk mund të marrë së shpejti një përgjigje përfundimtare; – Ndryshimet e njëanshme cenojnë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, çka do të përkthehet me një tjetër vendim negativ për Shqipërinë, duke cenuar drejtpërdrejt ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit”, argumenton Presidenca.

Me kthimin e këti ligji në Kuvend, Meta kërkon që Partia Socialiste të reflektojë e të tërhiqet nga sjellja dhe veprimet, që sipas tij janë antidemokratike dhe mund të favorizojnë maxhorancën në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan më 5 tetor. Votat e opozitës parlamentar i dhanë mundësi mazhorancës t’i miratojë këto ndryshime me shumicë përtej asaj kushtueses.

Ndryshimet kaluan me 97 vota pro, ndërkohë që vetëm 15 prej deputeteve opozitarë votuan kundër, e 5 të tjerë abstenuan.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.