Letërsia e vjetër, gjuhët klasike dhe rëndësia e botimit të një fjalori latinisht të Henrik Lacajt

Postuar në 23 Tetor, 2020 21:17

Letërsia e vjetër dhe studimi i gjuhëve klasike përballë brezit të ri dhe kontributet e sjella në këtë drejtim pas viteve ’90-të përbëjnë një fushë me interes sa specifik aq edhe të përgjitshëm në aspektin kulturor të hapësirës shqiptare.

Pikërisht kësaj fushe, së fundi i shtohet edhe një studim i ri,  “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” me autore Evalda Pacin.

Por cila është rëndësia e këtij botimi dhe botimeve të tjera të këtij lloji?!  Çfarë mund të thuhet për kontributin e dhënë në këtë fushë studimore përgjatë viteve dhe a kemi ne sot përveç studiuesve të letërsisë së vjetër edhe njohës të mirë të gjuhëve klasike dhe latinitetit?!

Në një bisedë për TvT, studiuesja Evalda Paci flet për këto çështje, ndërsa vëren edhe rëndësinë e botimit të një fjalori të madh latinisht- shqip, jo me një apo dy autorë, por me disa autorë.  

Paci përmend edhe një fjalor madhor latinisht shqip me rreth 40 mijë fjalë të Henrik Lacajt, i cili nuk është botuar kurrë më parë, por që duhet të shohë dritën e botimit, si dhe domosdoshmërinë e ribotimit sipas saj, të fjalorit të emërtuar nga Eqrem Çabej si fjalori i Aldeghierit, një botim ky i 1925-ës, e që ajo e konsideron edhe një relike të çmuar të përpjekjeve që bëheshin në ato vite për kulturën shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.