Sindroma Inflamatore Multisistemike te fëmijët për shkak të CoVid-19

Postuar në 20 Tetor, 2020 14:55

Shkencëtarët në SHBA kanë hedhur dritë mbi komplikimet afatgjata dhe shumëdrejtimëshe që CoVid-19 mund të ketë te disa fëmijë të infektuar. Në dallim me muaj më parë kur në Itali dhe Britaninë e Madhe këto komplikime u klasifikuan si zhvillimi i Sindromës së Kavasakit, sot mendimi është se kemi të bëjmëme Sindromën Inflamatore Multisistemike.

Simptomat përfshijnë temperaturë, skuqje lëkure, dhimbje barku, diare dhe të vjella dhe në disa raste kjo sindromë zhvillohet shumë shpejt dhe kërkon trajtim në terapi intensive. Në SHBA është vënë re se një pjesë e vdekjeve nga koronavirusi poshtë moshës 21 vjeç janë provokuar nga sindroma në fjalë. Ajo zhvillohet disa javë pas shenjave tipike të CoVid-19 te fëmijët si kola dhe hundë të zëna, por ajo mund të shfaqet edhe pas infeksionit asimptomatik.

Kjo është pjesa më e frikshme. Mund të zhvillohet kur prindërit nuk e dinë se fëmijët e tyre kanë CoVid-19

shprehet Alvaro Moreira, mjek në Universitetin San Antonio të Teksasit që ka autorizuar një analizë mbi këtë çështje.

Një shpjegim për këtë shfaqje është natyra e koronavirusit që vazhdon të trajtohet kryesisht si agjent respirator, ndërkohë që shkencëtarët kanë zbuluar se ai replikohet edhe në sistemin e tretjes. Pikërisht pse CoVid-19 nuk është sëmundje respiratore shpjegon sjelljen e sistemit imunitar në disa pacientë. Ngaërresa me sëmundjen e Kavasakit u bë për shkak të simptomave të ngjashme, ndërkohë që dallimi kryesor është mosha mesatare e pacientëve: te sëmundja e Kavasakit është 2 vjeç, kurse te Sindroma në fjalë shkon në 9. Dhimbja e barkut në rastin e Sindromës në fjalë është shumë e madhe, aq sa shpeshe ngatërrohet me apandesitin.

Është morfologjia dhe struktura proteinike e koronavirusit që prodhon këtë hiperinflamacion në disa pacientë duke hedhur bazat për të kuptuar ndër të tjera se përse CoVid-19 zgjat shumë te disa njerëz. Disa shkencëtarë mendojnë se virusi vazhdon të jetë në trup ndërkohë që shfaqjes së sindromës, me gjasë në traktin gastrointestinal. Një gjetje kjo që e bën pandeminë në fjalë një situatë fare të pazakontë dhe shqetësuese. Sindroma te fëmijët është e rrallë, por vendosja e dallimeve me Kavasakin dhe gjendje të tjera si sepsis apo sindroma e shokut toksik jep një zgjidhje për trajtimin e duhur të fëmijës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.