Integrimi e ka kthyer BE-në në palë të interesuar për kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 20 Tetor, 2020 17:51

Mungesa e besimit dhe solidaritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, pandemia COVID-19 dhe gjendja e demokracisë dhe kapja e shtetit ishin temat kryesore të Forumit të 10-të të Sigurisë të Beogradit, me titull "Pa besim nuk ka paqe", i cili u mbajt online më 20 tetor. Ndër të ftuarit në panel ishte edhe Donika Emini, kandidate për PhD në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Westminster.

Studimi i saj argumenton se dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - megjithëse paraqitet si mjeti kryesor me të cilin të dy vendet do të bënin përparim drejt integrimit në BE - e ka bërë BE-në një aksioner në procesin e kapjes së shtetit dhe legjitimimit të elitave politike të korruptuara.

Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor është unike pasi përfshin procese të drejtuara nga jashtë dhe nga brenda që përfshijnë palë të interesuara, si brenda, ashtu edhe jashtë rajonit. Ndërsa procesit të integrimit në BE për rajonin i duhet zbatimi i një sërë reformash, situata aktuale dëshmon jo vetëm që ky proces ka dështuar të japë reformën thelbësore, por që gradualisht e ka kthyer BE-në në një palë të interesuar në vetë procesin e kapjes së shtetit”, thotë Emini.

Sipas saj, dialogu i lehtësuar nga BE, i krijuar për të arritur 'normalizimin e marrëdhënieve' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gradualisht u bë në praktikë një proces i parandalimit të konfliktit. Elitat në të dy shtetet përdorën një varg taktikash që e detyruan BE të braktisë qëllimet e saj më transformuese, në favor të një përqendrimi të ngushtë në ruajtjen e stabilitetit. Kështu, elitat politike në Kosovë dhe Serbi krijuan një klimë paqëndrueshmërie dhe çrregullimi.

Për Eminin, kapja e shtetit ka qenë fenomen në Ballkanin Perëndimor. Termi nuk është i ri, por në Kosovë ka më shumë ngarkesë. Nëse i sheh trendet e demokratizimit, për të dy vendet ka pasur rënie. Nëse i referohemi dialogut ishte një strategji, besohet se integrimi do t’i çonte vendet drejt njohjes së njëri-tjetrit. Nisi si mekanizëm pozitiv, por u keqpërdor nga politika. Komuniteti ndërkombëtar në përpjekje për dialogun ka minuar rëndësinë e reformave në rajon”, tha Emini.

Sipas saj, në Ballkan liderët veprojnë si zjarrvënës që fillimisht ndezin zjarrin dhe më pas ofrojnë shërbimin e zjarrfikësit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.