PD: Një ligj si Italia për të kthyer paratë e grabitura nga oligarkët

Postuar në 19 Tetor, 2020 13:37

Partia Demokratike synon që me një ligj të ri të kthejë te qytetarët paratë publike të përfituara në mënyrë abuzive. Ligji i ri antimafia, që kreu i demokratëve tha sot se do ta miratojë me të marrë pushtetin, parashikon ndër të tjera edhe rishikimin e kontratave koncesionare.

“Ligji i ri anti-mafia, çdo koncesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit është e pavlefshme. Ligji i ri anti-mafia, me efekt prapaveprues. Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi anti-mafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t'i kalojë buxhetit të shtetit. Ligji i ri anti-mafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht”, tha Basha.

Sipas kreut të demokratëve, procesi i verifikimit të kontratave do të kalojë në tre etapa: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Poscaçme, Gjykata e Posaçme.

“Mekanizmi ynë antimafia është model i suksesshëm në Itali në luftën kundër mafias dhe është në përputhje me konventat ndërkombëtare. Mekanizmi i ri anti-mafia do të rikthejë konkurrencën në çdo sektor dhe do të kthejë paratë publike të grabitura nga abuzuesit te qytetarët. Paratë e rikthyera përdoren për investime dhe programe publike”, tha ai.

Një nga kontratat koncesionare më të sulmuara nga opozita, ajo e inceneratorit të Tiranës, u dërgua sot në SPAK nga Partia Demokratike. Kallëzimi është bërë në emër të kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj, kryebashkiakun Erion Veliaj, Lefter Kokën, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke i konsideruar si një grup të strukturuar kriminal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.