Zgjerohet fusha e veprimit të Aktit Normativ kundër CoVid-19. Qeveria ndalon mbajtjen e brekëve

Postuar në 18 Tetor, 2020 12:41

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjerojë fushën e veprimit të Aktit Normativ që rregullon mbajtjen e detyruar të maskave kundër CoVid-19. Nisur nga studimet e shumta që provojnë se virusi jeton në feçet e njerëzve, qeveria me propozim direkt të kryeministrit ka menduar të shtojë në Aktin në fjalë një dispozitë që ndalon përdorimin e brekëve nga qytetarët, në shtëpi dhe jashtë saj.

Siç dihet virusi jeton më gjatë në feçe dhe në lëkurë sesa në ajër dhe të brendshmet, duke qenë ndër të tjera edhe një tekstil që izolon vepron në këtë rast si konservues i habitatit të koronavirusit. Për këtë arsye qeveria do të ndalojë mbajtjen e brekëve nga qytetarët duke vepruar me mbylljen ndër të tjera edhe të dyqaneve që tregëtojnë të brendshme. Po kështu në patrullimin për zbatimin e këtij urdhëri do të vihen në punë edhe police femra, në mënyrë që të ushtrohet kontroll gjinor, njësoj si në hyrjen në burgje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.