Maska është e domosdoshme në mjediset e mbyllura

Postuar në 18 Tetor, 2020 14:02

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, numri i të infektuarve të rinj me Covid-19, është shtuar dukshëm. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, thotë rritja e shifrave reflekton edhe rritjen e numrit të testimeve.

Padyshim që reflekton edhe numrin e testimeve, sepse gjatë javës së kaluar  përqindja e pozitivitetit është luhatur mes 18 dhe 25 për qind, nëse do kjo do të ishte edhe në muajt gusht, kjo është rrjedhojë e rritjes së testimeve, njerëzit izolohen  për të mos infektuar të tjerët”.

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë së përpara vënies me detyrim të maskave, duhet të mendohet më shumë për reduktimin e qëndrimit në ambiente të mbyllura, meqë më shumë se gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur në ambiente të mbyllura, tashmë edhe me hapjen e restoranteve të mbyllura.

“Pakujdesinë nuk e studiojmë në këtë moment, gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur nëpër ambiente të mbyllura, zyra, administratë pune, tani edhe me hapjen e restoranteve të mbyllura  që do të thotë se vendosja e maskave në vende të mbyllura e ka atribuimin e ulët”.

Epidemiologu shprehet i bindur se tashmë shkuarja në restorante të mbyllura, përveç që është luks, mund të evitohet në maksimum, sepse nuk është e njëjtë sikurse të shkosh në shkollë e punë.

“Nuk është detyrim të shkosh në restorante sikurse është për të shkuar në shkollë e punë, është luks, nuk është diçka që bëhet me zor, pra është e këshillueshme që të evitohen, ndryshe nga diskutimi i maskës që është masë plotësuese, pika kyçe është grumbullimi me çdo kusht në ambiente të mbyllura”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.