Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe

Postuar në 17 Tetor, 2020 19:03

“Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” është botimi më i ri studimor me autore Evalda Pacin. I përbërë prej kontributesh gjuhësore dhe tekstologjike, të cilat pasurojnë ndjeshëm kërkimet në fushë të gjurmimeve albanologjike, këto studime janë botuar në revista shkencore të ndryshme, mes të cilave edhe te “Hylli i Dritës, ku studiuesja bashkëpunon që prej viti 2008.

Latiniteti është pjesë e botimit, edhe për arsye se unë vite me rradhë kam qenë mësimdhënëse e gjuhës dhe kulturës latine, në Universitetin e Shkodrës, në degët si italianistikë, romanstikë, gjuhë e letërsi shqipe, dhe kjo ka qenë përvojë shumë domëthënëse, kur shpesh herë mësimdhënja të ndihmon shumë që ti qasësh studimeve, pastaj me një destinacion shkencor, ndaj të njejtave tematika. Më tej kanë ardhur edhe interesat studimore ndaj letërsisë së vjetër shqipe, së pari ndaj sistemeve që nuk ishin hulumtu aq thellë, dhe për të cilat kam kryer kontribute në përmasa monografish, por nuk kam lënë as artikuj studimor që e kanë shoqëruar pastaj kryerjen e këtyre studimeve”.

Ky libër është një pikënisje për shumë studime e vëzhgime, ndër të cilat linja e qasjes me të tjera vepra të së njëjtës traditë është ndër më të rëndësishmet dhe më frytdhënëset për shumë drejtime studimi. Të tilla kontribute mbi marrëdhëniet ndërgjuhësore të trajtuara gjerësisht në studimet kryesisht diakronike mbi shqipen dhe tiparet e saj, bëjnë të mundur të nënvizohen dhe qasje të domosdoshme mbi afritë dhe diferencimet mes gjuhëve, që të para edhe në vështrime krahasuese e kronologjike, u shërbejnë disiplinave të caktuara, kryesisht historike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.