Rusia propozon vendosjen e paqeruajtësve të vet në Nagorno-Karabak

Postuar në 14 Tetor, 2020 11:24

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka njoftuar sot se Rusia mendon të vendosë vëzhgues ushtarakë në linjat e kontrollit të rajonit të Karabkut, përfshirë së fundmi nga luftime mes armenëve dhe azerëve. Sipas Lavrov vendosja e vëzhguesve do të bëhet me synim garantimin e paqes, ndonëse ka shtuar se vendimi final për këtë u takon të dyja vendeve të përfshira në konflikt.

Ne besojmë se do të ishte tërësisht korrekte nëse këta do të ishin vëzhguesit tanë ushtarakë, opr fjala e fundit u takon palëve në konflikt. Sigurisht ne nisemi nga fakti se si Jerevani edhe Bakuja do të marrin parasysh marrëdhëniet miqësore tonat, partneritetin strategjik

tha Lavrov.

Lidhur me këtë propozim presidenti azer Ilham Aliyev ka vënë në dukje se vendosja e paqeruajtësve duhet bërë vetëm nëse Armenia dhe Azerbajxhani japing dakordësinë dhe se Turqia duhet të jetë pjesë e negociatave, në një mënyrë apo në një tjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.