Foto/Rrethohet lulishtja te Vëllezërit Frashëri. Shënimi: Kujdes, zonë e rrezikshme!!!

Postuar në 13 Tetor, 2020 20:11

Lulishtja në sheshin e vogël ku ndodhen statujat e Vëllezërve Frashëri është rrethuar sot me kangjella metalike mbi të cilat është vënë një tabelë: Kujdes, zonë e rrezikshme!

Asnjë njoftim tjetër, as njoftim punimesh, thjesht një rrethim aty ku përditë shohim fëmijë që luajnë. Rrethimi ka lënë jashtë vetë statujat dhe fushën e vockël të basketollit duke bllokuar një lulishte për të cilën dikur u mburrën se ishte një xhevahir i shtuar në qytetin e shumicës së heshtur.

Përballë kësaj ndodhet Piramida, në pjesën e gjelbër të së cilës ka javë që nuk vihet dorë. Mbetet për t’u sqaruar se për çfarë është fjala në këtë rast.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.