Ndarja mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Lajçak: Qartësoni prioritetet e politikës së jashtme

Postuar në 10 Tetor, 2020 16:25

Bashkimi Europian do të ndihmojë dhe do të sigurojë autoritetin e vet në Ballkanin Perëndimor, por ky i fundit duhet të qartësojë prioritetet e politikës së jashtme. Kështu është shprehur Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtine-Beograd, MIroslav Lajçak gjatë forumit të Bratisalvës duke lënë të kuptohet se mes BE-së dhe rajonit tonë ka tanimë një thyerje që duhet riparuar.

Bashkimi Europian i ka ndihmuar këto vende shumë, por ne duhet të shohim një angazhim të qartë. Duhet të qartësoni mirë prioritetet

është shprehur Lajçak duke shtuar se ka marrë garanci nga presidenti serb Vuçiç se ka emëruar qeverinë më proeuropiane në Serbi.

Mesazhi është shqetësues dhe ndoshta për herë të parë vë në dukje se orientimi strategjik i vendeve të rajonit tonë po lëviz, po e sheh Europën si një ndër alternativat, por jo si të vetmen Alternativë. Kjo nuk është pak dhe me gjasë paketa e fundit e zgjerimit të BE-së, shoqëruar me Planin Ekonomik të Investimeve është përpjekja e fundit për ta përfshirë rajonin në Perëndim, çka na kujton se ndoshta po përjetojmë një fatalitet të përsëritur historik.

Jo pse Lindja është fatalitet, por sepse po na bindin se Perëndimi është i pamundur duke ulur stekën e mundësive demokratike për vendet tona. Të cilat kanë stabilitet në inkubacion dhe drejtohen nga mbështetja nga jashtë, prej nga ku jo rrallë vijnë mesazhe pozitive për liderë të korruptuar, që flirtojnë me gjithçka i rrethon dhe që janë varrmihës edhe të idesë së demokracisë si sistem funksional.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.