Lukashenko diskuton reformat kushtetuese me kundërshtarët e vet në burg(video)

Postuar në 10 Tetor, 2020 23:23

Presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko ka bërë sot një lëvizje të papritur në kuadër të një situate të tensionuar në vend. Ai a vizituar në burg të arrestuarit si pasojë e protestave të fundit, pra përfaqësuesit e opozitës që kërkon largimin e tij nga pushteti. Takimi ka zgjatur 4. 5 orë dhe ajo është raportuar zyrtarisht duke publikuar madje edhe materiale video. Synimi i takimit ka qenë diskutimi për reformat kushtetuese.

Po përpiqem të bind mbështetësit tuaj, por të gjithë shoqërinë që ka nevojë të shohë më gjerë. Nuk mund të shkruhet Kushtetuta në rrugë

është shprehur ai.  

Opozita e ka cilësuar vizitën e Lukashenkos si shenjë dobësie, ndërkohë që përfaqësuesja kryesore e opozitës, Tikhanovskaya, ka deklaruar se nuk mund të dialogosh në qelinë e burgut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.