20 qershor 2013: Qeveritë e korruptuara i krenohen popullit me rrugët

Postuar në 10 Tetor, 2020 19:33

Ky është një pasazh nga një diskutim në studion e emisionit “Opinion” të Tv Klan mes gazetarit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama, asokohe kryetar i PS-së në opozitë. Diskutimi daton më 20 qershor 2013 kur zotëria po priste të merrte drejtimin e ekzekutivit. I detyruar t’i përgjigjej sikletit politik se “qeveria bën rrugë”, pra sjell zhvillim, z. Rama i është referuar një libri që ilustron se kapitalizimi i investimeve në infrastukturë ndodh në vendet të varfra me qeveri të korruptuara.

Ngjan sikur z. Rama e dinte arsyen dhe recetën e dështimit por ai “çuditërisht” vazhdoi në të njëjtën rrugë, duke u mburrur me rrugë. Madje me copëza rrugësh dhe fasadash, ndërtime shkollash dhe godinash. Mos vallë po na thotë z. Rama që nga viti 2013 se ka dështuar, se qeveria e tij është e korruptuar ndaj edhe mburret me çikërrima të tilla?

Ku i dihet, ndoshta po, nëse shohim se kryeministri në mënyrë ciklike i referohet profetëve fetarë. Por e mira do të ishte që të rikthehej tek arkiva e premtimeve dhe analizave, që kanë qenë përgjithnjë sipërfaqësore dhe zhrumuese, qoftë edhe sepse e ka të qartë se shokët e partisë do ta votojnë edhe sikur t'i prishë rrugët. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Vazhdoi ne te njejten rruge, duke u marre me rruget, ndonese pergjate rruges se tij karrieriste i kishte kritikuar ata qe merreshin me rruget!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.