Europa detyrohet të hedhë sytë në Ballkan

Postuar në 07 Tetor, 2020 19:12

Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Këtë ka deklaruar Përfaqëuesi i Lartë i BE-së për Çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell gjatë prezantimit të Paketës së Zgjerimit 2020.

Raportet mbi Procesin e Zgjerimit sigurojnë një vlerësim rigoroz që tregon rrugën përpara, duke theksuar atë që është arritur dhe ku duhet punuar edhe më shumë. Një politikë e besueshme e zgjerimit është një investim në paqen dhe sigurinë për të gjithë Europën, aq më tepër në kohë të sfidave globale në rritje

është shprehur ai.  

Paketa është vlerësuar edhe nga kryetari i Komitetit për Çështje me Jashtë, David McAllister, sipas të cilit edhe Plani Ekonomik dhe i Investimeve ka potencialin për të krijuar rritje afatgjatë dhe punësim në rajon. Ai ka shtuar se Komiteti do të zyrtarizojë pozicionin e Parlamentit Europian për situatën e shtatë vendeve që janë pjesë e axhendës së zgjerimit duke sinjalizuar kështu se ndoshta zgjerimi po kalon gradualisht nga kriteri thjesht teknik, në një process mirëfilli politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.