Smart - PS me plan si Plani i Butrintit: 3 emisarë të huaj në drejtim, njëri për Etnitë!!!

Postuar në 05 Tetor, 2020 03:41

Sot në disa media është përcjellë lajmi se Partia Socialiste do të adoptojë një platform online komunikimi që rrit ndërveprimin dhe shmang nevojën e mbledhjeve me datë dhe orë. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama e ka cilësuar këtë një hap përpara në përputhje me ndryshimet që sjell koha.

Mirëpo burime pranë kësaj partie bëjnë me dije për “Të Kripura” se në të vërtetë bëhet fjalë për një dokument shumë më të gjerë në menaxhimin e partisë që synon të anonimizojë rolin e anëtarit, edhe kështu krejt margjinal dhe të ushtrojë presion në rritje për shndërrimin e partisë në një organizatë të tipit smart.

Në këtë kuadër, PS-ja ka adoptuar parime të Planit të Përgjithshëm të Menaxhimit të Butrintit, duke vlerësuar se menaxhimi nga ekspertë të huaj është një zgjidhje e mirë dhe immediate për pasuri kaq të ngjashme. Butrinti vlerësohet se ka disa rreziqe të cilat duhen trajtuar dhe po kështu edhe PS-ja rrezikon të humbasë kohezionin me prirjet e reja nëse nuk tërhiqet nga kapistra edhe më të forta.

Plani i Butrintit tenton të optimizojë burimet dhe të zgjerojë bazën e përfituesve, një sfidë kjo që mendohet të përmbushet me ndihmën e asistencës së huaj, sa kohë që ekspertët shqiptarë janë dëshmuar se nuk kanë horizontin e duhur. Edhe Plani i Menaxhimit të PS-së udhëhiqet nga i njëjti parim, me dallimin se ekspertët janë emisarë të Internacionales Socialiste, konkretisht 3 të tillë që do të mbikëqyrin të gjithë punën organizative në terren. Interesant është fakti se përveç emisarit për Organizimin, si dhe emisarit për Pakicat Gjinore, është caktuar edhe një emisar për etnitë, diçka që nuk dihet se çfarë do të thotë. Një informacion që qarkullon është se ky emisar pritet të përgatisë PS-në për rezultatet e reja të Censusit 2021, prej nga ku priten të dhëna të reja demografike në një vend që ka 4 pakica kombëtare.

Duhet thënë se aktualisht ky propozim ka hasur në kundërshtime nga një pjesë e bazës së partisë, e cila mbështet idenë se për drejtim duhen shqiptarë, aq më tepër që prej disa vitesh kryetari i saj ka afruar studentë ekselentë.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.