Djali i imamit Genci Balla: Babai më tha se shteti po më vret. Urrejtje nxisin edhe Ben Blushi apo Kastriot Myftari, por nuk dënohen

Postuar në 03 Tetor, 2020 20:30

Pak ditë pas izolimit të imamit të vetëshpallur Genci Balla në regjimin 41 bis, gjendja e tij vijon të jetë kritike. Djali i tij Avdullahu në një rrëfim ekskluziv për TvT, tregon se parametrat e tij jetësorë janë në rrezik, ndërsa akuzon shtetin se nuk po i ofron shërbimin e nevojshëm. Balla thotë se babait të tij i është ndaluar marrja e ushqimit nga jashtë si dhe gatimi nga miku i tij mysliman.

Gjendja e babait tim çdo ditë e më shumë përkeqësohet për arsye se atij nuk i lejohet ushqimi nga familja, por detyrohet të hajë ushqimin e burgut. Babai po jeton me serume dhe disa medikamente të tjera të cilat i merr për probleme të stomakut e të veshkës, probleme të cilat vijojnë si pasojë e mosushqyerjes dhe së fundmi më tregoi se i kishte rënë diabeti ne 41, minimumi i të cilit duhet të jetë 70... Unë mendoj se mjeku i kursen dhe glukozën të cilën e merr me serum ose nuk jep shumë rëndësi gjendjes shëndetësore.... Kur fola në telefon dhe më tha mos mendoni se po vras veten, po më vret shteti...Kur autoritetet policore e morën për në qelinë 41 bis, babai i kërkoi drejtorit që t’i gatuhej ushqimi nga një miku i tij i cili është një i burgosur mysliman, mirëpo kjo kërkesë është refuzuar nga drejtori,"-deklaroi ai.

Teksa komenton urrejtjen ndaj fesë islame nga persona të tjerë, Balla thotë se pse babai i tij nuk duhet të ndiqej penalisht dhe aq më tepër të burgosej pikërisht në qelinë 41 bis.

Këtu ka një numër personash që janë emra të njohur për urrejtjen  e theksuar për islamin dhe na provokojnë ku ndër ta është Ben Blushi, Kastriot Myftari. Shteti shqiptar nuk i ka konsideruar këto shkrime nxitje. Vetëm babai im duhet të ndiqej penalisht, të burgosej e së fundmi të përfundonte në qelinë 41 bis. Normalisht ndodh kjo sepse këtu funksionon ligji i xhunglës ku i forti e shtyp të dobëtin,” - u shpreh ai.

Avdullahu thotë se e ka humbur besimin tek drejtësia, ndërsa shton se është thirrur dy herë në polici në mënyrë të padrejtë.

“Ështe një turp ta quash drejtësi, sepse vetëm drejtesi nuk ka dhe për këtë ka shumë fakte, ku njerëz që kanë burgime të përjetshme e po dalin, e njerëzit që bëjnë vepra terroriste dhe ata nuk penalizohen...Drejtësinë ja kam lënë Zotit tim sepse ai nuk bën padrejtësi as sa një fare liri.. Policia më ka marrë dy herë në komisiariat, herën e parë me akuzuan se i bëra foto Shërbimit Informativ, ndërkohë që nuk e bëra diçka të tillë, ndërsa para 1 jave më morën se dyshonin se po organizoja protestë të paligjshme,” -tha ai.

Mbi imamin e vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re rëndon akuza e rekrutimit të personave për të kryer vepra penale. 

TvT pyeti ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj lidhur me rastin e trasnferimit të imamit në qelinë 41 bis, por ajo e mohoi se personave që ndodhen ne grevë urie u është refuzuar mjekimi i duhur nga autoritetet shëndetësore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.