Turqia regjistron në OKB marrëveshjen detare me Libinë

Postuar në 02 Tetor, 2020 12:15

Turqia ka regjistruar në sekretariatin e OKB-së marrëveshjen e delimitimit të ujërave me Libinë që është në themel të problemeve që kanë lindur në Mesdheun Lindor. Ankaraja ka nënshkruar dokumentin me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Tripolit, duke shpallur se ajo është në shinat e legjitimitetit, ndërkohë që disa vende janë duke mbështetur një qeveri paralele me seli në Tobruk.

Nga ana e vet, Greqia, që është vendi që ka thuajse një konflikt ushtarak me Turqinë për këtë çështje ka deklaruar se akti në fjalë është formal dhe nuk ka asnjë implikim mbi ligjshmërinë apo jo të tij.

Regjistrimi dhe publikimi i të gjitha llojeve të marrëveshjeve që depozitohen nga shtete në Sekretariatin e OKB-së është një procedurë teknike dhe formale që as nuk nënkupton legjitimitetin as njohjen e OKB-së. Memorandumi mes Turqisë dhe Libisë është nul

citon gazeta greke “Kathimerini” burime diplomatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.