Lufta informative/Çdo gjë që shkakton kaos është linja e RT

Postuar në 28 Shtator, 2020 18:01

Disa intervista që akademikë të universitetit të Oksfordit kanë realizuar me dhjetëra gazetarë të rrjetit shtetëror rus, RT hedhin dritë mbi një aspekt të punës së tij. Pas kësaj pune hulumtuese akademikët kanë përgatitur një raport që titullohet: Sjellja Organizative e RT. Motoja e rrjetit të sponorizuar nga shteti rus është: Çdo gjë që shkakton kaos.

RT është e njohur se ka pritur zëra kontreversë; ajo ka intervistuar themeluesin e WikLeaks, Julian Assange, mohuesin e Holokaustit, Ryan Daëson, drejtuesin e faqes InfoWar, Alex Jones, majtisit George Galloway, kreun e Brexit, Nigel Farage. Rrjeti po ashtu ka pritur edhe peshat e rënda të industrisë mediatike si Larry King, Chris Hedges dhe Ed Schultz që kontribuojnë në rritjen e legjitimitetit të kanalit

shkruhet në hyrje në raportit.

Autorët pranojnë se megjithëse RT ka ndikim të madh në gazetarinë në shkallë globale, shumë pak dihet sesi ai funksionon. Megjithatë shifrat flasin deri diku. 

Në vitin e parë të RT, më 2005, Kremlini akordoi 30 milionë dollarë për të drejtuar kanalin që nis me 500 punonjës me seli në Moskë. Gjërat kanë ndryshuar qysh atëherë dhe nga viti 2011 shteti rusk a akorduar një buxhet më të madh me më shumë se 300 milion dollarësh dhe punëson 1000 njerëz në 22 buro në mbarë botën. Në vitin 2013, Putin firmosi një dekret që ndalonte çdo shkurtim buxhetor për mediat shtetërore përfshirë RT ndërkohë që në vitet 2015-2017 buxheti për RT shkoi në 400 milionë dollarë. RT nuk mbështetet në reklama për të vijuar punën, në vend të kësaj kanali shpenzon para për vetëpromovim. Në një hetim të fundit nga Intelligence Community Assessment, raportohej se Kremlini shpenzon 190 milionë dollarë në vit për shpërndarjen e sinjalit në hotele dhe në rrugë satelitore apo kabllore në mbarë botën

thuhet në raport.

Dokumenti në fjalë përqendrohet në sjelljen organizative të kanalit, jo te përmbajtja që ai prodhon duke përkufizuar si sjellje organizative(organizational behavior) një “shkencë e aplikuar e sjelljes që heton ndikimin që individët, grupet dhe strukturat kanë mbi sjelljen brenda një organizate të caktuar”.

Pra hetimi i kryer synon të zbulojë se kush ndikon brenda rrjetit në fjalë dhe si. Për ta zbardhur këtë çështje, janë kryer intervista me gazetarë të RT për rreth një vit e gjysmë dhe mbi këtë bazë autorët pretendojnë se “janë në gjendje të ofrojnë përgjigje emipirike dhe analitike që tregojnë aktivitetet në RT që konstitutuojnë sjelljen organizative të kanalit përmes të cilës rekrutohen gazetarët, socializohen dhe kontrollohen. Si një rast studimor, RT ofron një bazë teorike për të kuptuar një pjesë të paeksploruar të luftës informative mes Rusisë dhe Perëndimit

thuhet në raport ku zbardhet edhe shndërrimi i kanalit në fjalë nga një “projekt ambicioz diplomatim që u krijua për të prezantuar një imazh pozitiv të Rusisë” në një kanal që ushqen dyshimet për Perëndimin. Madje vepron në stil sovjetik duke përhapur ideologjinë antiperëndimore të Kremlinit.

Ndryshimi i qëllimeve të kanalit ndodhi gjatë konfliktit ruso-gjeogjian në vitin 2008 dhe në atë kohë siç shprehen gazetarët, qeveria ruse kuptoi se mund të kthente RT në armë për interesa politike. Praktika e punës përfshin redaktim të thellë në tekste dhe në mënyrën e përcjelljes së ngjarjeve, ndërkohë që konflikti në Ukrainë sipas të intervistuarve u kalua në një fazë tjetër.

Ky ishte momenti ku menaxhimi i RT-së anulloi të gjitha show-t jopolitike

citon raporti.

Sjellja e këtij televizioni ka qenë dinamike në raport me thuajse të gjitha ngjarjet kryesore ndërkombëtare ku është përfshirë Rusia, si rrëzimi i avionit MH17 në Ukrainë, rrëzimi i avionit rus dhe Siria, por edhe ngjarje ndërkombëtare me rëndësi gjepolitike. Vija editoriale ishte e qartë dhe pak kishte të bënte me gazetarinë, sesa më shumë me politikën e jashtme.

Pyeta redaktorin tim, cila është linja e RT-së për Brexit dhe ai tha: Çdo gjë që shkakton kaos është linja e RT

shprehet një ndër të intervistuarit.

Megjithatë kjo qasje nuk është aq e thjeshtë sa duket. Në rastin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, është e vërtetë se televizioni kishte direktivë të godiste Hillary Clinton, por nuk u dha as edhe një direktivë që të mbështetej Donald Trump.

Nga ana tjetër televizioni në fjalë nuk është treguar, sipas raportit dhe dëshmive, radikal në raste të sanksioneve ndaj gazetarëve që kanë refuzuar mbulimin e ngjarjeve sipas direktivave përkatëse, duke mos përfunduar asnjëherë kontratën e punës. Praktika e kontrollit nuk është brutale, por e vazhdueshme dhe mënyra të caktuara, duke imponuar vetëcensurim në përputhje me imagjinimin e vijës editoriale që duhet.

Raporti në thelb vendos një theks të ri mbi rrezikun e luftës informative nga Rusia, e cila në të vërtetë nuk e ka fshehur se nuk është dakord me narrativën perëndimore për ngjarjet kryesore. P.sh përballja për Luftën e Dytë Botërore është një konstante mes Lindjes dhe Perëndimit dhe është pak e vështirë të shohësh këtu një aspekt konspirativ. Kjo ndodh sot edhe me politikën turke, e cila ka narrativën e vet për historinë dhe raportet ndërkombëtare, duke mos pranuar ta zëmë si në rastin e vendeve ballkanike, të dorëzojë çdo aspekt në narrativën kallpe të integrimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.