Armenia shpall gjendjen e luftës me Azerbajxhanin

Postuar në 27 Shtator, 2020 12:45

Armenia ka shpallur gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm ushtarak pas përplasjeve të armatosura në rajonin e Nagorno-Karabak.

Qeveria ka vendosur të deklarojë gjendjen e luftës dhe një mobilizim total

është shprehur kryeministri armen Nikol Pashinyan.

Rajoni i Nagorno-Karabakut është një zonë me popullsi armene në Azerbajxhan në të cilin janë zhvilluar tensione separatiste prej dekadash. Luftimet kryesore janë zhvilluar në vitin 1991 për të arritur në një armëpushim në vitin 1994. Ministria e Mbrojtjes armene ka deklaruar se ka shkatërruar tre tanke dhe ka rrëzuar dy helikopterë, si dhe tre dronë në përgjigje të sulmeve azere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.