Studimi/D614G, mutacioni dominues i CoVid-19 që anashkalon edhe maskën

Postuar në 26 Shtator, 2020 18:20

Ndërkohë që Organizata Boëtrore e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për higjenë dhe mbajtjen e maskave në luftën kundër CoVid-19, studime të reja raportojnë se mutacionet e virusit mund të zhvlerësojnë gjithë protokollin e masave. Sipas mediave amerikane, një studim ende i paredaktuar shkencërisht i Houston Methodist Hospital ka zbuluar se varianti D614G i CoVid-19 është ndoshta më ngjitësi nga të gjithë mutacionet aktivë në SHBA, aq sa ka nxitur idenë se ai është një përshtatje kundër masave të marra si distancimi social dhe  mbajtja e maskave.

Mbajtja e maskave, larja e duarve, të gjitha këto janë pengesa për transmetimin, apo infektimin por teksa virusi bëhet më ngjitës, statistikisht ai po përmirëson aftësinë për të anashkaluar këto pengesa. Ndonëse ende nuk e dimë, ekziston mundësia se koronavirusi, kur imuniteti i popullsisë rritet mjaftueshëm, ky koronavirus do të gjejë rrugën që ta anashkalojë atë

citohet të jetë shprehur, David Morens, një virology nga Instiuti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Ngjitëve.

Studimi konfirmon ndër të tjera dyshimin se variant D614G i CoVid-19 është më ngjitësi dhe kjo shpjegon pse ai dominon epideminë në SHBA, Europë dhe Amerikën Latine. Ndonëse nuk ka një mendim përfundimtar, duhet thënë se arsyetimi mbi virusin po mbështet idenë se ai jo vetëm që po pëson ndryshime sit ë gjithë viruset e tjerë, por për shkak të përhapjes masive, ndoshta do të jetë pjesë e nomenklaturës së sëmundjeve të përhershme që prekin njeriun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.