OBSh: 2 milionë të vdekur deri në daljen e vaksinës kundër CoVid-19

Postuar në 26 Shtator, 2020 13:17

 Numri i viktimave nga koronavirusi mund të arrijë në 2 milionë njerëz përpara sesa të zhvillohet vaksina. Këtë deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës kjo shifër del nga projeksionet e ecurisë së sëmundjes deri më tani.

Në 9 muaj qëkurse CoVid-19 u identifikua kanë vdekur 1 milionë njerëz dhe siç është bërë e ditur vaksina në opsionin më të mirë do të vihet në përdorim në muajin mars 2021.

Aktualisht OBSH-ja po negocion me Kinën që të bëhet pjesë e COVAX, skema e ideuar për të garnatuar akses të shpejë dhe global te vaksina kundër CoVid-19. Deri më tani janë 159 pjesëmarrës në skemë dhe 34 të tjerë në pritej të një vendimi.

Gara për vaksinën është kthyer në çështje politike dhe SHBA ka vendosur që të tërhiqet nga detyrimet ndaj OBSH-së duke krijuar një situatë jonormane bashkëpunimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.