Gazetari Mero Baze: Beketi fitoi ndaj Shqipërisë në Arbitrazh me ndihmën e Ilir Metës

Postuar në 25 Shtator, 2020 20:48

Gazetari Mero Baze shkruan sot mbi debatin mes presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Rama mbi Vjosën dhe hidrocentralet që pritet të ndërtohen aty. Ndër të tjera, Baze sjell në vëmendje përfshirjen e Françesko Beketit në këtë histori, duke kaluar mandej në aludimet për marrëdhënie të ngushta të tij me Ilir Metën. 

Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë avokatët e tij publik, kur Qeveria e paditi për evazion fiskal për Kalivaçin dhe e fitoi gjyqin ndaj tij. Biles Arbitrazhi e ka dënuar Beketin me një detyrim prej 8 milionë euro që duhet t’ia kthejë shtetit shqiptar.
Për të kompensuar dëmin, ai fabrikoi një gjyq tjetër arbitrazhi për mbylljen e aktivitetit të televizionit të tij, si pasojë e këti procesi penal, dhe ka fituar një shkallë të tij falë ndihmës së Ministrisë së Drejtësisë së Ilir Metës, e cila fshihte kërkesat e ardhura nga Interpoli, që pyesnin a është në kërkim ky person, apo jo

shkruan Baze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.