Presidenti Meta dekoron Gabin me Medaljen e Mirënjohjes

Postuar në 24 Shtator, 2020 23:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të akordojë Medaljen e Mirënjohjes për Gabin, ose bashkimin e të gjithë shitësve të rrovave të përdorura në vendin tonë për ndikimin e tyre në furnizimin e tregut me mallra perëndimore, duke shërbyer në mënyrën e vet si liman i lidhjeve me Perëndimin përmes konsumit. Po kështu presidenti vlerëson rolin e Gabit në çrrënjosjen e kulturës së dokut dhe basmës në veshjen e shqiptarit, shenja të kohës më të errët të Diktaturës.

Presidenti i Republikës Ilir Meta  i akordoi dt. 24/09/2020, nr. dekreti 9532 Gabit “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontributin e vyer në reformat rrënjësore estetike në Shqipëri dhe konsolidimin e mundësive të konsumit të mallrave bazike për qytetarin shqiptar

thuhet ndër të tjera në motivacion.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.