Jemi duke hyrë në një erë pandemish

Postuar në 24 Shtator, 2020 22:05

Peter Piot, një ndër virologët më të njohur në botë ka dhënë së fundmi një intervistë për “Politico” përmes së cilës ka bërë një parashikim shumë të zymtë për të ardhmen e botës.

Koha e shtrëngimit të dorës ka ikur

thotë Piot.

Ne ndoshta po hyjmë në një erë të pandemive. Frekuenca e pandemive me të vërtetë po rritet. Viruse që mund të mbeteshin në hapësira lokale, mund të përhapen më lehtë gjatë udhëtimeve të mëdha. Por tani diçka ka ndodhur në një qytet për të cilin shumica e njerëzve nuk kishin dëgjuar kurrë, një gjë që është përhapur në mbarë botën

vijon ai.

Një tjetër problem serioz është fakti se bota nuk është e përgatitur për pandeminë e radhës që nuk do të vonojë dhe këtu vjen në vështrim klasifikimi zyrtar që bëhet për këto tema dhe që vë në diskutim vlerën e dokumenteve dhe institucioneve ndërkombëtare.

Sipas Global Health Security Index, që vlerëson sesa mirë vendet janë të përgatutura për pandeminë, në vitin 2019, SHBA dhe Britania e Madhe kryesonin listën, Këto vende nuk e përballën mirë pandeminë

shton Piot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.