Përgjegjësia juridike e prindërve për simptomat e fëmijëve!!!

Postuar në 21 Shtator, 2020 17:31

Në një intevistë për TvT, mjeku Kita Sallabanda që ushtron profesionin e tij në Spanjë, ka deklaruar ndër të tjera se përvoja me pandeminë e koronavirusit, mundëson tanimë që mjekët të bëjnë një diagnozë diferenciale. 

Nuk duhet të ngatërrohet gripi sezonal me Covid. Është e rëndësishme të kemi vaksinim masiv. Mjekët janë në gjendje të bëjnë diagnozën diferenciale. Nëse mjekët vaksinohen, nuk do të ketë komplikime. Në Shqipëri, qeveria po merr të gjitha masat

ka thënë Sallabanda.

Sipas tij masat shtrënguese të marra rishtas në Spanjë lidhen me shtimin e numrit të rasteve të reja, ndërkohë që Sallabanda ka shtuar se aktalisht vdekshmëria është ulur ndjeshëm sepse trajtimi është përmirësuar. Ky konstatim nuk është specifik për Spanjën sepse pandemia në të vërtetë ka trajtim universal dhe ka ecur dora dorës me verifikimin e vlerës së ilaçeve të reja.

Vlerësimi i bërë nga Sallabanda për përvojën e Spanjës tërheq vëmendjen për një ndër masat kryesore të qeverisë shqiptare me udhëzimin e nxjerrë për shkollat, “Mbi kujdesin dhe masat anti CoVid-19 në strukturat arsimore të arsimit parauniversitar për vitin 2020-2021, në zbatim të të cilit është shpërndarë një formular vetëdeklarimi që ngarkon prindërit me “përgjegjësi të plotë” për evidentimin e simptomave të CoVid-19 te fëmija apo familjarët.

Është e paqartë se në cilin tagër ngarkohet prindi me përgjegjësi për një karakteristikë shëndetësore të fëmijës, kur sipas sqarimit tanimë problemi i simptomave është teknikisht i zgjidhur apo i qëmtueshëm.

Nga ana tjetër ky udhëzues vjen si një artificë e njëanshme për shkak se përgjegjësia e infektimit është e pamundur të verifikohet. Sot që flasim raportohet se në shkollën “Ismail Qemali” ka patur mësues të infektuar dhe në këto kushte është e paqartë sesi do të zgjidhet çështja e “përgjegjësisë së plotë” me të cilën udhëzuesi ngarkon prindërit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.