Trump, miku më i mirë i Greqisë

Postuar në 20 Shtator, 2020 15:22

Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar sot në versionin anglisht një intervistë me Victor Davis Hanson, profesor i historisë klasike dhe historisë ushtarake në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë dhe i cilësuar si autoritet në fushën e tij.

Hanson cilësohet si një mik i afërt i presidentit Donald Trump dhe sipas gazetës ai është një filohelen i deklaruar. Intervista ka interes sepse ndan një mendim jopublik të Trump mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor. Hanson mendon se Greqia dhe Turqia nuk do të shkojnë në luftë, të paktën në një të ardhme të afërt. 

Shqetësimi i madh është një rivalitet i madh apo larje hesapesh nëse Turqia rrit agresivitetin dhe tërheq Rusinë. Por unë mendoj se Rusia është shumë e mençur që të dalë kundër ShBA dhe të rreshtohet me një vend islamik kundër aleatëve të vet tradicionalë ortodoksë

thotë Hanson. 

I pyetur mbi perceptimin se Trump është shumë i afërt me presidentin turk Erdogan, Hanson sqaron se:

E gjitha që mund të them është se në Trump në modelin e “artit të marrëveshjes” shpesh duket se përputhet me liderë jo demokratikë, ndaj shumë prej të cilëve si Putin apo Kim, apo teokracia iraniane ka ndërmarrë veprime që tejkalojnë ato të çdo presidenti të mëparshëm…
 

Një tjetër paradoks i çuditshëm: kaq shumë e vlerësuar në Europë, politika bipartizane e ShBA predikohej për ruajtjen e status quosë së pas luftës pavarësisht ndryshimeve radikale të realiteteve gjeostrategjike…
 

Trump është një outsider dhe tërësisht i përçmuar nga nexusi New York -Washington. Por një avantazh është se ai e shikon botën në terma të tjerë dhe se në këtë kontekst mendoj se ai ka dëshirën për marrëdhënie më të ngushta me Athinë, i pashqetësuar nga pakënaqësitë e së shkuarës apo kalkulimet realiste të Pentagonit. Grekët, njësoj si izraelitët janë një popull i pavarur që kërkojnë aleatë, jo padronë dhe e bëjnë përpjekjen e tyre, një traditë që zë fill me Salaminën e deri më 28 tetor 1940…
 

Trump është një president i pazakontë Jacksonian që nuk e pëlqen shtetin komb. Ai beson se ndërhyrjet zakonisht nuk dalin mirë për ShBA-të…por ai është i paparashikueshëm dhe do të ndërhyjë nëse ndjen se dikush kërkon avantazh ndaj ShBA apo llogarit se do godasë aleatët e tyre pa u ndëshkuar. 
 

Ndonëse Trump nuk pëlqehet në Greqi, ai është miku më i përshtatshëm i saj në rrethanat e tanishme. Ai nuk do një prani imperiale në Greqi. Unë mendoj se Turqia e kupton se nuk mund ta parashikojë Trump…

shprehet studiuesi në fjalë. 

Përtej vlerësimeve që janë personale duket se ShBA në të ëvrtetë nuk ka një politikë të jashtme për Mesdheun Lindor dhe shpresa mbetet sesi Trump do të perceptojë zhvillimet në këtë zonë, çka krijon premisat e një tensioni përherë në rritje dhe e bën fare të të parashikueshëm konfliktin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.