Presidenca boshnjake voton për njohjen e Kosovës

Postuar në 17 Shtator, 2020 20:45

Presidenca boshnjake ka votuar për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur me dy vota pro të kryetarëve Sefik Dzaferovic dhe Zeljko Komsic, ndërkohë që siç mund të pritej përfaqësuesi serb, Milorad Dodik votoi kundër. Pas sesionit të sotshëm, Komsic ka bërë njoftimin përkatës duke parashikuar edhe se çfarë do të ndodhë. 

Z. Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur, ne votuam 2-1 pro vendimit. Dodik ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje në javët e ardhshme. Pritet që z. Dodik ta adresojë çështjen në Parlamentin e Republikës Srpska. Është një histori e rrezikshme që mund të përshkallëzohet në një histori shkëputjeje dhe besoj se ju e kuptoni ku çon kjo

citohet Komsic.

Presidenca bosnjake ndodhet aktualisht në një situatë të rrezikshme dhe paradoksale teksa pak kohë më parë Dodik ndërmori nismën që ambasada boshnjake në Izrael të zhvendosej në Jeruzalem dhe dyshja përballë tij votoi kundër. 

Ne nuk e mbështetëm sigurisht sepse do të ishte mes të tjerave në kundërshtim me rezolutën e OKB-së

është shprehur Komisc. 

Sipas tij kushdo që ka frikë një vendim si ai i njohjes së Kosovës nuk duhet të ulet në presidencën e Bosnje-Hercegovinës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.