Apeli i OBSh: Mos reduktoni periudhën 14 ditore të karantinimit

Postuar në 17 Shtator, 2020 21:17

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge, ka bërë thirrje që karantina 14 ditore për personat e izoluar nuk duhet reduktuar. Sipas tij, në kushtet e tanishme, çdo lëshim do të kishte pasoja të mëdha në përhapjen e CoVid-19 në Europë, ku po verifikohet një rritje alarmante e numrit të të prekurve. 

Kluge ka shtuar se diskutimi për reduktimin e periudhës 14 ditore të karantinimit duhet të diskutohet në nivel shkencor në mënyrë që vendimet të mos jenë të pambështetura. 

Në Europë javën e kaluar u regjistruan 300 000 raste të reja me një rritje të verifikuar rastesh me më shumë se 10% gjatë dy javëve. 

Reduktimi i periudhës së karantinës nga 14 ditë në 7 ditë u vendos në Francë për personat që ishin ekspozuar ndaj një të infektuari ndërkohë që vendi është përfshirë nga një rritje e madhe infektimesh dhe për këtë shkak ka ashpërsuar masat. Në një situatë të ngjashme është edhe Anglia që ka vendosur karantinë për miliona njerëz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.