Ndahet nga jeta mjeku dhe politikani Sabit Brokaj

Postuar në 13 Shtator, 2020 10:19

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak mjeku dhe politikani Sabit Brokaj.  

Brokaj ka lindur më 7 janar 1942, në Vlorë, gjatë pushtimit italian.

Ai është diplomuar në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Tiranës në vitin 1969 dhe ka shërbyer si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga viti 1969 deri në 1972.

Ndërsa nga në vitet 1972-1984, Brokaj punoi si kardiolog në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Pas rënies së diktaturës, Brokaj u fut në politikë, duke u rreshtuar me Partinë Socialiste.

Fillimisht, ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë nga shkurti deri në dhjetor 1991.

Ai u zgjodh deputet në vitet 1991, 1996 dhe 1997.

Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua Ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.