BE merr përsipër rindërtimin e kampit të refugjatëve në ishullin Lesbos  

Postuar në 11 Shtator, 2020 15:10

Bashkimi Evropian angazhohet të financojë ndërtimin e një kampi të ri, pas djegies së atij të Morias në Greqi. Nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një video konferencë nga Greqia me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se "Bashkimi Evropian është i gatshëm jo vetëm për të financuar dhe mbështetur ndërtimin e kësaj strukture të re, por edhe për të shqyrtuar çdo kërkesë greke për një rol më aktiv në menaxhimin e kësaj strukture të re", tha Schinas.

Në orët e ardhshme, anijet e financuara nga BE do të vendosen në Greqi për të strehuar azilkërkuesit më prekur nga zjarri që shkatërroi kampin Moria në ishullin e Lesbos. Përveç kësaj, dhjetë vende të BE-së do të mirëpresin 400 të mitur të pashoqëruar nga kampi Moria në ishullin grek Lesbos. Shumica e tyre do të ndahet midis Francës dhe Gjermanisë, të cilët do të mirëpresin përkatësisht midis 100 dhe 150 secila.

Ndërkohë, kriza humanitare në ishullin e Lesbos nuk ka fund. Zjarri i mbrëmjes së të martës la pa strehë rreth 3 500 banorë të kampit, sipas ministri grek të Emigracionit.

Qeveria greke i ka nxitur vendet e Bashkimit Evropian të mirëpresin jo vetëm të miturit, por edhe një pjesë të refugjatëve, në mënyrë që të lehtësojë presionin mbi ishullin Lesbos.

Për momentin vetëm Franca, Gjermania dhe Holanda kanë rënë dakord të marrin një kuotë refugjatësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.