Negociatat greko-turke nisin më 10 shtator

Postuar në 08 Shtator, 2020 16:39

Bisedimet greko-turke rreth krizës së fundit në Mesdheun Lindor do të mbahen më 10 shtator. 
Kështu raporton agjencia Reuters që citon burime nga Ministria turke e Mbrojtjes sipas të cilave shtyrja është kërkuar nga Komiteti Ushtarak i NATO-s që ndërmjetëson negociatat. 

Negociatat kanë të paktën një objektiv të njohur: shmangien e incidenteve ushtarake që do ishin të vështira për t’u vënë nën kontroll. Deri më tani Aleanca nuk ka njoftuar se do të ndërmjetësojë edhe për arritjen e një marrëveshjeje për Zonat Ekskluzive Ekonomike që janë burim i tensioneve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.