Marrëveshja është më pak serioze se këta të dy

Postuar në 06 Shtator, 2020 20:19

Mjaftoi një firmë e Donald Trump që trimat e Ballkanit të ulin pantallonat e të ulërasin sa kanë në kokë se u shkrua historia. 

Kryeministri I Shqipërisë, I nxjerrë me shqelma nga historia pasi nuk arriti të mbyllte marrëveshjen e parë që parashikonte ndarjen e Kosovës, bëri një shënim për t’I kujtuar të gjithëve se sat ë drejtë kishte. Sesa I përputhur është ai me amerikanët. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur t’I drejtohet audiencës kosovare, teksa me një intervistë për “Express” ka mbështetur Avdullah Hotin në nënshkrimin e marrëveshjes që flet për Hezbollahun dhe 5G. Historike e quan Sali Berisha marrëveshjen, term ky që është aq serioz sa 1 trilionë dollarët e gazit në Jon. 

Pala serbe është gjetur në një situatë më komplekse, për shkak se serbët nuk e kanë ende luksin tonë që të qeverisin përmes budallallëkut.

Kryeministrja Brnabiç deklaroi se marrëveshja është mnjë mënyrë krijuese për të mos njohur Kosovën, ndërkohë që tani Beogradit I duhet të vendosë se çfarë do bëjë me Jeruzalemin që u njoftua se do të jetë kryeqytet i Izraelit edhe për Serbinë, por edhe për Kosovën. 
Këtu nuk po zëmë në gojë faktin e analizuar në mënyrë brilante në mediat shqip se për marrëveshjen është mërzitur Rusia, Kina dhe Turqia, pasi këto janë gjëra shumë të komplikuara për audiencën shqip.

Vetëm se karakterizimin historik e kapin pak a shumë të gjithë, pasi gjërat e rëndëishme perceptohen në masë. Arena e cirkut nga ana e vet nuk mund të duatrokitet veç si argëtim. 

Ndaj serioziteti që po duan t’i japin një dokumenti të tillë në Tiranë, thjesht sa konfirmon se me çfarë çorbe kemi të bëjmë. Nuk ka pse të çuditemi. Ajo që të çudit disi është sjellja bizantine e Edi Ramës dhe Sali Berishës, që të dy titanë të mirënjohur të luftës kundër komunizmit shqiptar, më të përgjakshmit në Europë.

Janë këta të dy që na thonë se kanë rrëzuar komunizmin e Enver Hoxhës, ndaj është e papritur sesi i mbushin poturet kaq lehtë përballë Donaldit që brroçkullit gjëra që as i intereson t’i dijë. Befason sepse edhe Ramiz Alia që përshkruhet si dikush që u ngjit duke u përshtatur e marrë formën e enës, nuk bëri deklarime kaq kundërthënëse, të cilat me çdo rast edhe do ishin mirëkuptuar.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Këtu nuk po zëmë në gojë faktin e analizuar në mënyrë brilante në mediat shqip se për marrëveshjen është mërzitur Rusia, Kina dhe Turqia, pasi këto janë gjëra shumë të komplikuara për audiencën shqip."

Audiencen shqip qe iu lexon ju, ku e kategorizoni? Se duket qe keni konsiderate te larte per lexuesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.