Shkëlzen Berisha, gjyqi në SHBA dhe mediat e Tiranës

Postuar në 04 Shtator, 2020 19:11

Në mediat pranë pushtetit po zhvillohet prej disa ditësh një betejë ku janë shpallur fajtorët, mëkatarët dhe fituesit. Shkëlzen Berisha thuhet se është shpallur fajtor, ka humbur gjyqin në SHBA që provon se ai ka gisht te ngjarja e Gërdecit. Në të vërtetë gjyqi në SHBA është i fundit në radhë për të provuar një gjë të tillë, por i mbyturi kapet pas fijes së barit dhe në dritën e 8 viteve skandale dhe batërdi, Shkëlzen Berisha, Gërdeci dhe 21 janari, janë dosjet e vetme që ngrenë peshë për të ruajtur një fije morali përballë vetes dhe premtimeve të së shkuarës. Por çfarë ka ndodhur realisht? Për ta kuptuar këtë gjë duhet të ndajmë aspektin politik të çështjes nga ai juridik. Dhe të ndalemi te ky i fundit për të lexuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë, jo vetëm pse ky është deri diku interes publik, por edhe sepse nuk mund të lejohet pafundësisht që skandalet, të hapen e mbyllen nga Kinostudio e Partisë Socialiste që vendos vetë kur, ku dhe kush sulmohet dhe për çfarë.

Më poshtë një përmbledhje e shkurtër e procesit gjyqësor në SHBA që na jep të kuptojmë se asgjë prej atyre që shkruhet nuk ka ndodhur, përveç faktit se demonizimi i Shkëlzen Berishës është biznes me leverdi për këtë fundit. Që me siguri ulet me celular në dorë diku dhe qesh i kënaqur teksa sheh sesa lehtë “të ngrihen aksionet” në këtë vend.

***

Çështja është trajtuar në Gjykatën Amerikane të Apelit për Qarkun e Njëmbëdhjetë ku palët kanë qenë Shkëlzen Berisha, shkrimtarët Guy Lawson dhe Alexander Podrizki, si dhe botuesit SIMON & SCHUSTER, INC., RECORDED BOOKS, INC. Ankimi është bërë nga Shkëlzen Berisha, i cili ankimonte vendimin e dhënë nga Gjykata e Distriktit Jugor të Floridas e cila kishte gjetur të pabazuar kërkesën e tij për konstatimin e konsumimit të shpifjes. Gjykata nuk e ka pranuar ankimimin e z. Berisha.

Vendimi në fjalë, siç shprehet edhe vetë Gjykata amerikane që në fillim të vendimit të saj (faqe 10) bazohet në pretendimet e ngritura nga vetë Sh. Berisha lidhur me qënien apo jo të tij figurë publike, si dhe nëse shkrimtari Guy Lawson veproi me keqdashje kundër tij.

Me fjalë të tjera, nuk kemi të bëjmë me një vendim penal penal fajësie dhënë ndaj Shkëlzen Berishës për sa kohë ka qenë vetë Sh.  Berisha i cili e ka iniciuar këtë proces gjyqësor në cilësinë e paditësit (duke paditur subjekte të tjera). Gjithashtu theksojmë se vlerësimi i gjykatës jepet vetëm lidhur me pretendimet e mësipërme të bëra nga Sh. Berisha në ankimin e tij.

Esenca e vendimit ka të bëjë me:

  • pretendimin e Sh. Berishës se ai nuk është “figurë publike”, si rrjedhojë marzhi i vlerësimit të konsumimit të shpifjes ndaj tij duhet të jetë i njëjtë si për personat e tjerë jopublikë. Në lidhje me këtë Gjykata amerikane shprehet se për këto lloj gjykimesh përdoret edhe termi i figurës së kufizuar publike, me të cilin kuptohet që një subjekt i caktuar pavarësisht faktit që përgjithësisht mund të mos jetë një figurë publike, lidhur me një gjykim të caktuar mund të jetë i tillë. Kjo për shkak se, si në rastin konkret, sipas Gjykatës, vetë Sh. Berisha pranon që u takua privatisht me Kosta Trebicka në përpjekje për ta bindur atë se ai nuk ishte i përfshirë në çështjen AEY - dhe se menjëherë pas kësaj Trebicka prodhoi një deklaratë "për mediat" duke tërhequr akuzat e tij ndaj Berishës. Gjykata vlerëson gjithashtu se z. Berisha pranon që ai ka kontaktuar një grup "përfaqësuesish të medias" për të kërkuar që ata të botojnë një deklaratë duke paraqitur atë që ai e ka quajtur "e vërteta e akuzave kundër meje", e cila shprehimisht "inkurajoi shtypin për ta ndjekur këtë histori deri në fund dhe për ta hetuar atë”. Sipas Gjykatës Sh. Berisha “ishte i njohur gjerësisht për publikun, ai kishte qenë i lidhur publikisht me një numër skandalesh të profilit të lartë me interes publik, ai përfitoi nga aksesi i privilegjuar në mediat shqiptare në një përpjekje për të prezantuar anën e tij të historisë, si  dhe ishte i afërt me ata në pushtet(faqe 15).
  • vlerësimin lidhur “me keqdashjen” e shkrimtarit Guy Lawson në librin e tij, Gjykata vë në dukje se vetë shkrimtari Laëson në librin e tij shprehej se dy persona të cilët kishin shërbyer si burime informacioni për Laëson, konkretisht Packouz dhe Podrizki, ishin të dënuar për mashtrim dhe të interesuar që t’i siguronin shkrimtarit në fjalë një histori fitimprurëse, ndërkohë që Diverolin e përshkruan si “gënjeshtar . . . [i cili] mashtron drejtpërdrejt, indirekt, me detyrim” dhe se këta persona kishin probleme me “besueshmërinë” dhe përshkruhen si “pijanecë, përdorues droge dhe si persona që kanë kryer mashtrim të madh ndërkomëtar”(faqe 17,18). Gjykata ka vënë në dukje dhe se Lawson ishte mbështetur edhe në opinionet e një figure politike siç është Erjon Veliaj, të pambështetura me fakte dhe prova.

Por në fund Gjykata vlerëson të mjaftueshëm faktin që shkrimtari Lawson ishte bazuar në disa artikuj gazetash si p.sh Neë York Times (faqe 18), për të konstatuar se shkrimtari i paditur nga Sh. Berisha nuk ka vepruar me “keqdashje” ndaj tij.
 

Pra në përfundim nuk ka as fitues as të humbur, por veçse një rrumpallë që zgjatet prej 12 vitesh dhe i humburi është publiku shqiptar dhe drejtësia...

Comments

Submitted by Kazani (not verified) on

Me sa kuptohet nga shkrimi Shkelzeni hedh ne gjyq gazetaret apo shkrimtaret amerikane dhe thote se nuk eshte person publik, ndersa gjykata I thote, se kjo nuk qendron, je person publik. Shkelzeni akuzon gazetaret se kane vepruar me keqdashje, gjykata thote se nuk Kane vepruar me keqdashje. Dhe ne fund ju shkruani se nuk ka fitues as te humbur. Ne fakt e humbur ketu, dhe ne drejtim te paditur, eshte llogjika

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo, nuk eshte, por (ne nje shumice rastesh) llogjika ka qene gjithmone e humbur ne drejtesine amerikane, gjermane, angleze, etj. Pra, derisa ka qene gjithnje e humbur kjo Llogjike, ajo eshte e do te jete edhe ne te ardhmen e humbur! Rrofte Vet-ungu!

Submitted by rilindasi (not verified) on

Mos bej preresin e lajmit se ate ke plot ne PS qe e bejne, madje e qajne. Gjykata ka gjetur dhe momente qe i ka konsideruar ne krahun e Shkelzenit, dhe i permendur ato (rasti i thenieve pa prova te politikanit Veliaj). Por barra e "free speech" ne USA eshte fatmiresisht per ata goxha e larte, dhe ne momentin qe Shkelzen Berisha eshte konsideruar person publik, Gjykata ka gjykuar qe debati (ne formen e romanit) per te duhej lejuar. Pra Gjykatesi nuk eshte shprehur mbi vertetesine e akuzave, thjesht thote do i lejoj te fliten (madje me shume ne formen e nje romani).

Ne Shqiperi kjo u interpretua si shpallje fajesie (Shqiptarja/Tema) apo si fitore (RD).

S'eshte as njera as tjetra. Por sic thote komentuesi para meje, qendro te reforma ne drejtesi se je mire...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.