Myftiu i Madh i Egjiptit: Kontrolli i lindjeve, i ligjshëm nga Islami

Postuar në 30 Gusht, 2020 16:21

Ka vende që nuk kanë problem shpopullimin, por mbipopullimin. Egjipti është një ndër këto vende aq sa së fundmi është marrë një nismë për planifikimin familjar. Në vitin 2018, Ministria e Solidaritetit Social ka ndërmarrë një fushatë me slloganin “Dy mjaftojnë”, përmes së cilës synohet që të ulet ritmi i shtimit të popullsisë, sidomos në zonat rurale ku familja e madh konsiderohet burim fuqie ekonomike dhe ku kontrolli i lindjeve besohet se është kundër Islamit. Presidenti Abdel Fatah al-Sisi e ka cilësuar së fundmi rritjen e popullsisë një sfidë po aq kritike sa edhe terrorizmi, teksa të dhënat flasin se në muajin tetor Egjipti pritet të mbërrijë në 101 milionë njerëz. Në ndihmë të autoriteteve ka ardhur edhe feja, teksa Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawki Allam, ka deklaruar në një intervistë televizive se Islami e lejon kontrollin e lindjeve të fëmijëve.

Kontrolli i lindjeve është një çështje legale në Islam. Është e domosodoshme në ditët e sotme. Kontrolli i lindjeve ishte zgjidhja kryesore e problemit të mbipopullimit, që konsiderohet një çështje e sigurisë kombëtare

tha ai në televizionin Sada El-Balad

Sipas tij Islami nuk lejon abortin, por kontrollin e lindjeve e toleron. Nuk dihet në fakt si qëndron kjo çështje meqenëse në përgjithësi fetë e përkrahin familjen e dhe lindjen e fëmijëve. Egjipti ka probleme të mëdha me ujin dhe mundësinë e ushqimit dhe tani së fundmi ka një problem serioz të sigurisë me digën që pritet të ndërtojë Etiopia që do të sjellë ulje të prurjes së ujërave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.