Ndërron jetë Black Panther

Postuar në 29 Gusht, 2020 13:30

Chadwick Boseman, aktori që u bë i njohur me rolin e Black Panther në serinë e produksioneve të superheronjve të Marvel, ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare. Ai ishte diagnostikuar me kancer në zorrë katër vjet më parë, por megjithatë nuk hoqi dorë nga aktiviteti filmik.

Të gjithë filmat janë filmuar mes një serie ndërhyrjesh kirurgjikale dhe kimioterapish. Ishte në nderin e karrierës së tij të sillte në skenë mbretin TCalla me Black Panther

u shprehën pjesëtarë të familjes së tij.

Një dedikim i ka kushtuar atij edhe kandidati demokrat për president të SHBA, Joe Biden, krahas shumë njerëzve të kinemasë. Black Panther arriti të inkasojë 1.3 miliardë dollarë dhe ishte një sukses i padiskutueshëm komercial dhe u integrua mandej në prodhimin e Avvengers: Infinity war të vitit 2018, një tjetër rekord komercial i Marvel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.