Merkel: BE ka detyrimin të mbështesë Greqinë. Blloku i paunifikuar për sanksione ndaj Turqisë

Postuar në 28 Gusht, 2020 15:09

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë një detyrim për të mbështetur Greqinë në dvergjencat e saj në Mesdheun Lindor.

Gjatë një konference vjetore në Berlin Merkel ka shtuar se problemin e tensioneve greko-turke e ka diskutuar gjerësisht me presidentin francez Emmanuel Macron. Pavarësisht kësaj është ende e paqartë nëse Unioni do mund të dalë me një qëndrim për sai përket situatës. Kështu mediate greke vënë në dukje se miratimi i sanksioneve kundër Turqisë do të minonte përpjekjet për arritjen e një mirëkuptimi me Ankaranë, sidomos kur dihet roli i saj në frenimin e valëve migratore nga Lindja.

Nga ana tjetër sanksionet do ta polarizonin qëndrimin turk dhe do të përfaqësonin një moment krize, pasi është e pamendueshme që një vend nën sanksione të pranojë dialogun.

Greqia nga ana e vet po shtyn në këtë drejtim, teksa ministri i Jashtëm, Dendias ka deklaruar se:

Ne e konsiderojmë një domosdoshmëri absolute në mënyrë që të arrijmë çtensionimin e situatës në Mesdhe

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.