66 vjeçarja nga SHBA që mund të jetë shëruar nga HIV pa asnjë trajtim

Postuar në 28 Gusht, 2020 11:57

Një grua 66 vjeçare nga Kalifornia e SHBA, mund të jetë personi i parë në botë që të jetë shëruar nga HIV pa ndjekur ndonjë kurë apo pa kryer transplant palce. Në një studim që ka marrë në shqyrtim 63 persona që kanë provuar se trupi i tyre e kontrollon virusin pa e lejuar të riprodhohet, rezulton se Loreen Willenberg është shëruar tërësisht. Përveç saj, janë edhe dy persona të tjerë që janë deklaruar të shëruar nga HIV, Adam Castillejo në Londër dhe Timothy Brown nga Palm Cprings. Por të dy iu nënshtruan transplantit të palcës që konsiderohet procedurë shumë e rrezikshme.

Mendoj se ky është një zbulim i ri i rëndësishëm. Sfida e vërtetë është sesi të ndërhyhet që ta bësh këtë rast të prekshëm për 37 milionë njerëz që jetojnë të prekur nga HIV

shprehet dr. Sharon Lewi nga Instituti për Infeksionet dhe Imunitetin në Melburn të Australisë.

Ky rast ilustron edhe njëherë një shpresë se në disa njerëz trajtimi për vite me terapi kundër retroviruseve mundet të çojë në kontroll të virusit dhe për pasojë ta eliminojë nevojën e marrjes së mëtejshme të ilaçeve. 

Virusi i HIV cilësohet si ndër më të vështirët për t’u neutralizuar sepse depërton në genomin njerëzor dhe manipulon mekanizmin qelizor duke u replikuar. Në disa njerëz sistemi imunitar arrin të gjurmojë dhe godasë qelizat e prekura ku virusi replicon genomin e vet, por studimi ka treguar se ndodh që genet e virusit mund të izolohen në rajone ku replikimi nuk mund të ndodhë.

Ky mekanizëm është verifikuar te 1% e njerëzve të prekur nga HIV e mbajnë virusin në kontroll pa nevojën e medikamenteve. Që parimisht do të thotë vetë trupi vepron si kurues ndaj sulmit virusal. Në rastin e Willenberg u morën në studim 1.5 miliardë qeliza gjaku dhe nuk u gjet gjurmë virusi, madje as edhe në nivel genetik.

Por dyshimet mbeten të mëdha për sa kohë mekanizmi që vepron pas është ende i pakuptuar dhe qëndron në stadin e hipotezës. Megjithatë shembujt e njerëzve që mbajnë në kontroll HIV pa medikamente, apo edhe pas një farë kohe trajtimi me terapi janë shpresa për një trajtim ndryshe të sëmundjes, pasi medikamentet në fjalë kanë efekte të mëdha anësore dhe prekin organe vitale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.