Bjellorusia si Shqipëria e 1997-ës, ndërhyrje nga Rusia "nëse gjërat dalin jashtë kontrollit"

Postuar në 27 Gusht, 2020 19:34

Presidenti rus Vladmir Putin ka deklaruar se në Rusi është krijuar me urdhër të tij një forcë rezervë që do të dërgohet në Bjellorusi nëse është nevoja. Siç raportojnë mediat ruse, krijimi I kësaj force është krijuar me kërkesë të presidentit bjellorus Lukashenko dhe do të dislokohet nëse siç tha Putin “elementë ekstremistë në Bjellorusi kalojnë një vijë të caktuar dhe nisin e plaçkisin”.

Ne kemi rënë dakord që forca do të përdoret vetëm nëse situate del jashtë kontrollit

tha ai për televizionin shtetëror Rossia24.

Rusia dhe Bjellorusia kanë raporte të veçanta, por nuk dihet se ku parashikohet në planin juridik ndërhyrja në një shtet tjetër sipas kriterit “nëse gjërat dalin jashtë kontrollit”.

Ajo që po duket aktualisht është një lojë politike përmes së cilës Rusia dhe Perëndimi po përplasen në distancë për të kontrolluar apo mbështetur një kurs ngjarjesh në Bjellorusi. Sa për këtë të fundit, kjo i ngjan aktualisht Shqipërisë së 1997 ku u desh ndërhyrja ndërkombëtare për të rithemeluar paqen sociale. Rusia në këtë rast luan rolin e Italisë në raport me Shqipërinë, një dëshmi e radhës kjo se sovraniteti dhe vetëvendosja e popujve nuk mund të jenë ushtrime teorike, pasi prodhojnë aksidente të vazhdueshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.