Pamje të reja nga shpërthimi më i madh termobërthamor i Luftës së Ftohtë

Postuar në 25 Gusht, 2020 15:05

Korporata ruse e energjisë atomike, Rosatom, ka publikuar së fundmi një dokumentar prej 30 minutash, i realizuar në vitin 1961 për shpërthimin e bombës më të madhe termobërthamore të krijuar ndonjëherë.

E mbiquajtur Bomba Car, nën emrin e koduar “Produkti 202”, bomba në fjalë konistonte në një fuqi shpërthyese prej 50 megatonë tritol(ekuivalente me 50 000 000 000 kg tritol). Ajo u lëshua nga një Tubolev 95 më 30 tetor 1961 dhe shpërthimi ndodhi rreth 4 000 m mbi sipërfaqe duke redukatuar ndjeshëm dëmin fizik dhe duke mos krijuar krater.

Filmimi sjell pamje nga përgatitja e terrenit, pajisjeve, puna në grup, poligoni dhe karakteristikat e tij, momenti i lëshimit, distancat e ruajtura, shpërthimi dhe mandej analiza e sitit të shpërthimit.

Shpërthimi mund të shihej deri në 1000 km larg Arktikut ku edhe ndodhi. Diametri i resë së shpërthimit arriti në 90 km, dëshmi e një fuqie kolosale krahasuar edhe me një bombë si e Hiroshimës, forca e së cilës ishte 15 kilotonë(ekuivalente me shpërthimin e 15 000 000 kg tritol) por që vrau në masë. Duhet thënë se në dokumentar jepen pamje të reja dhe interes ka mbikëqyrja e poligonit, 2 orë pas shërthimit. Aty shihen shkencëtarë rusë apo ushtarakë pa masa mbrojtëse dhe nga matjet e radioaktivitetit rezulton se ai është thuajse normal.

Një shpërthim i pastër nëse mund të shprehemi kështu, ndërkohë që pamjet e dhëna ilustrojnë çmendurinë e një kohe dhe një gare armatimi që duket se po përsëritet edhe sot me armë shumë më të sofistikuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.