Ndryshime ligjore në statusin e punonjësve të SHISH

Postuar në 24 Gusht, 2020 15:12

Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet e bëra në ligjin për “Statusin e Punonjësit të Shërbimit Informativ” që parashikon disa ndërhyrje administrative dhe operacionale që miratohen me udhëzim të titullarit. Kështu ndryshimet e reja parashikojnë një kurs bazë për formimin profesional të punonjëve, diçka që thuhet se ka qenë deri më sot, por mesa duket tashmë përfshihet në ligj. Kalimi i kursit është kusht për vijimin e marrëdhënieve me shërbimin, ndërkohë që shkëputja pa arsye ngarkon te kursanti detyrimet financiare.

Në raste të trajnimit mbi 6 muaj, personi detyrohet të punojë në shërbim dy vjet, pasi përndryshe detyrohet sërish për kthimin e pagesës. Ndërhyrjet në fjalë duket se zgjidhin një problem të njohur për shërbimin që ka shumë rrjedhje personeli për shkaqe kryesisht financiare dhe për të cilin investohet. Në ligj parashikohet po ashtu e drejta e identitetit të dyfishtë nga agjentë që do të përdoren në operacione të caktuara si dhe vendosja nën mbrojtje e personit të ekspozuara që ka punuar për llogari të shërbimit.

Shërbimi Informativ i Shqipërisë është ndër institucionet më pak të njohura për opinionin, jo vetëm për shkak të llojit të punës, por edhe për shkak të imazhit të tij si një agjencie që kryesisht paraziton dhe shërben për shërbimet e tjera partnere. Në dallim nga vite më parë, shërbimi sekret dhe ushtria janë shndërruar nga vende ku rekrutoheshin apo pranoheshin njerëz të kualifikuar dhe që dallonin për aftësi, në zyra ku kryesisht mbeten ata që ose kanë ambicie të tilla, ose shohin një mundësi punësimi.

Në internet, konkretisht në një faqe në Wikipedia, SHISH akuzohet për disa veprime operacionale në Serbi dhe për një tentativë vrasjeje në Mal të Zi, kryesisht të publikuara në mediat serbe. Diçka që ngjan e pabesueshme ose në mos qesharake kur njeh Shqipërinë dhe si funksionon ajo. Shërbime si ky yni edhe gjatë Luftës së Ftohtë shërbejnë kryesisht për ekzekutimin e punëve të pista të tjerëve që nuk duan të dalin në skenë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.