Identifikohet rasti i parë i infektuar për herë të dytë me Covid-19. Kësaj radhe Asimptomatik

Postuar në 24 Gusht, 2020 17:10

Studiuesit në Hong Kong thanë këtë të hënë se ata kanë identifikuar rastin e parë të dokumentuar se dikush është infektuar me koronavirus për herë të dytë.

"Ky rast ilustron që rikonfeksioni mund të ndodhë vetëm pas disa muajsh shërim nga infeksioni i parë," thanë studiuesit në një njoftim për shtyp. "Gjetjet tona sugjerojnë që SARS-CoV-2 mund të vazhdojë në popullatën globale njerëzore siç është rasti për koronaviruset e tjera njerëzore të shoqëruara nga të ftohtit, edhe nëse pacientët kanë fituar imunitet përmes infeksionit natyror."

Megjithatë, disa ekspertë thanë se lajmet nuk janë aq të këqija sa tingëllojnë dhe se nuk duhet të ketë panik.

"Kjo është interesante, por jo alarmante", ka shkruar në Twitter Ashish Jha, drejtor i Institutit Shëndetësor Global të Harvardit. Gjithashtu ekspertët shtuan se personi këtë herë ishte asimptomatik duke treguar një rritje të imunitetit ndaj virusit.

Një nga pyetjet kryesore që ende qarkullojnë rreth koronavirusit është se sa zgjat imuniteti.

"Ajo që nuk është plotësisht e qartë është se sa e fortë është ajo përgjigje imune dhe për sa kohë zgjat kjo përgjigje imune," tha Maria Van Kerkhove, një ekspert në Organizatën Botërore të Shëndetit, kur u pyet për rezultatet e Hong Kong-ut gjatë një konference shtypi të hënën. "Ne nuk mund të kalojmë në ndonjë përfundim," paralajmëroi ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.