Opozitari rus Navalny kalon në koma. Dyshohet se u helmua në Tomsk

Postuar në 20 Gusht, 2020 13:53

Media të ndryshme raportojnë se rivali kryesor politik i presidentit rus, Alexei Navalny ndodhet në gjendje kome dhe po trajtohet në spital pasi dyshohet se është helmuar. Sipas dëshmive të para, Navalny nisi të ndjehej keq gjatë fluturimit nga qyteti Siberian Tomsk drejt Moskës. Për këtë arsye avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje në Omsk dhe Navalny u dërgua në spital.

Ne mendojmë se Alexei u helmua me diçka që u përzie në çajin e tij. E vetmja gjë që ai piu në mëngjes

citohet zëdhënësja Kira Yarmysh.

Navalny ka kaluar në intubim, ndërkohë që burime mjekësore i thanë agjencisë Interfax se ai është helmuar me me një halluçinogjen të panjohur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.