Historia e pazakontë e një njeriu të pazakontë si Wolf Messing

Postuar në 20 Gusht, 2020 14:35

Ngjarjet e mëdha historike kanë edhe një dimension historik iracional. Të rrëfyera si anomali e pushteteve të caktuara dhe e papërfshirë si faktor ndikues në vendime. Rasputini p.sh ëstë trajtuar me ngjyra të ndryshme, si një lloj Jocker i fillim shekullit të 20-të, por ai u gjend për konicidencë tragjike ndoshta në oborrin e carit të fundit të Rusisë. Një car që pësoi një fat tragjik personal dhe familjar dhe që doli nga skena për t’i hapur rrugë atij që është quajtur si eksperimenti më i paprecedent social në histori.

Rapsutini aty ilustron degradimin por edhe parandjenjën e një fundi, është një lloj kalorësi me fytyrën e vdekjes pranë një tokësori të cilit i ka ikur koha. Një lloj Rasputini ishte pak më vonë Wolf Messing, një hebre i Polonisë që siç përshkruhet kishte fuqi të lexonte dhe ndikonte mendjen e njerëzve. Vetë ai thoshte se në fakt nuk kishte të bënte me mendjen, por me muskujt e personit të cilit i imponohej.

Messing emigroi herët në Berlin ku bëri punë nga më të zakonshmet, deri sa gjeti një vend në cirk. Aty aftësitë e tij u vunë në pah: gjente objekte të fshehura, lexonte mendjen, pëarashikonte të ardhmen dhe impononte madje vullnetin e tij. Të gjitha vetëm me fuqinë e mendjes së vet. Thuhet se gjatë një turi në Vjenë ai drekoi me Freud dhe Einstein, me kërkesë të tyre. Një trio hebrejsh në agun e një genocide kundër tyre. Legjenda thotë se Messing i tha Freud të mendonte diçka dhe ai do ta gjente. Thuhet se Freund mendoi t’i jepte tre qime nga mjekra e vet dhe Messing u çua e ia shkuli duke e pyetur:

Këtë mendove?

Messing do ta fuste veten në telashe kur në Varshavë parashikoi në një teatër se “nëse Hitleri deklaron luftë në Lindje, ai do të vdesë”. Pas kësaj nisi ndjekja e tij dhe gatë pushtimit të Varshavës u arrestua. Hitleri u bind për ta ndjekur magjistarin pas konfirmimit të astrologut të tij, Eric Ganussen që thuhet se ishte ballafaquar njëherë në skenë me Messing.

Thuhet se magjistari iku nga burgu pasi hiponotizoi rojet që i hapën derën. Lëvizi drejt Bashkimit Sovjetik ku fama e tij kishte kohë që kishte shkuar. Në takimin me liderin sovjetik, ky i fundit e urdhëroi që të shkonte të nesërmen në daçën e tij pa leje. Messing u paraqit para liderit sovjetik pasi siç thuhet kishte kaluar rojet duke  bërë të besonin se ishte Lavrenti Beria. Stalini i kërkoi të merrte 100 mijë rubla në Bankën Qendrore dhe në fakt hebreu e kreu edhe këtë detyrë.

Thuhet se lodrat e tij të pashpjegueshme kanë frymëzuar edhe shkrimtarin Mikhail Bulgakov në librin e tij “Mjeshtri dhe Margarita”. Fama e tij u rrit pasi parashikoi nisjen e luftës duke shtuar se “i shihte tanket sovjetike të hynin në Berlin”. Stalini e mbajt larg hebreun pasi një mendje aq dyshuese dhe planifikuese nuk mund të rrezikonte të zbulohej nga një njeri si Messing.

Ironia e fatit të tij e desh që të vdiste i tmerruar nga ideja e vdekjes, të cilën e parandjeu më tepër sesa e parashikoi. Thuhet se kishte një rol në akademinë e shërbimit sovjetik të sigurisë, ndonëse për njerëz të tillë spekullimi bashkohet me perceptimin duke mjegulluar çdo të vërtetë. Nëse një e tillë është e kapshme te Kalkanti apo Pitia e kohëve tona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.