Hipoteza/Një shpërthim supernove mund të jetë shkaku i zhdukjes në masë në Tokë, 359 mln vjet më parë

Postuar në 20 Gusht, 2020 03:11

Rrezet kozmike të emetuara nga shpërthimi i një supernove(yje masivë të quajtur xhuxh i bardhë që janë në fazën e fundit të evolucionit të tyre dhe që përshpejtojnë fuzionin bërthamor) mund të jenë përgjegjëse për të paktën një zhdukje masive në Tokë. Ky është përfundimi i një studimi të udhëhequr nga profesori Brian Field nga universiteti i Ilinoisit që sugjeron se shpërthimet kozmike mund të kenë shkaktuar zhdukjen në masë 359 milionë vjet më parë, mes periudhave Devoniane dhe asaj Karbonifere. Kërkuesit zbuluan se bimësia e ruajtur në shkëmbinjtë e kësaj epoke kishin gjurmë të djegies nga rrezet ultraviolet që dëshmon për një varfërim afatgjatë të ozonit.

Katastrofat në Tokë si p.sh vullkanet e mëdha dhe ngrohja globale mund të shkatërrojnë edhe shtresën e ozonit por të dhënat për këto janë jopërfundimtare për këtë periudhë që flasim. Në vend të kësaj ne propozojmë një ose disa shpërthime supernove rreth 65 vjet dritë larf nga Toka, të cilat mund të kenë qenë përgjegjëse për humbjen e gjatë të ozonit

citohet Fields.

Kërkuesit kanë përjashtuar ngjarje të tjera astrofizike si goditjet meteorike, apo shpërthimet diellore, si dhe rrezet gamma, pasi janë ngjarje që konsumohen shpejt dhe ka pak gjasë që të shkaktojnë humbjen për një kohë të gjatë të ozonit siç vihet re në fund të Devonianit. Supernova nga ana tjetër e përfshin planetin me rreze ultraviolet, rreze X dhe gama. Dëmi nga një forcë e tillë mund të zgjasë edhe 100 mijë vjet. Të dhënat në rastin konkret flasin për një degradim të biodiversitetit të shtrirë në 300 mijë vjet që përcaktoi zhdukjen në masë të kësaj kohe.

Një provë për shpërthimin e një supernove dhe përfshirjen e planetit nga vala e saj është gjetja e izotopëve të plutonium-244 dhe samarium-146 në shkëmbinj apo fosile. Asnjë prej tyre nuk formohet natyralisht në Tokë sot dhe sipas kërkuesve e vetmja mënyrë për të shpjeguar praninë e tyre këtu është goditja kozmike. Këto izotopë po kërkohen ende në shkëmbinjtë e periudhës që flasim, çka nënkupton se kemi të bëjmë me një hipotezë të paprovuar deri më tani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.