Arrestohet për mashtrim Steve Bannon

Postuar në 20 Gusht, 2020 17:10

Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon është arrestuar sot nën akuzën e mashtrimit me fondet për ndërtimin e murit me Meksikën. Bannon dhe tre persona të tjerë akuzohen se kanë abuzuar me fondet e fushatës “Ne ndërtojmë Murin” përmes së cilës u mblodhën 25 milionë dollarë. 

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Bannon mori 1 milionë dollarë të paktën një pjesë të të cilave i përdori për shpenzime personale. Krahas tij u arrestuan Brian Kolfage, Andrew Badolato dhe Timothy Shea. Ata akuzohen edhe për përpjekje për pastrim parash përveç mashtrimit, akuza që parashikohen me dënime të mëdha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.